Dy këngëtaret e njohura, Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, janë rikthyer në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen e tyre në “Ferma VIP 3”.
Spekulimet mbi marrëdhënien mes tyre, të nxitura edhe nga lidhjet e tyre të mëparshme me Flori Mumajesin, kanë ngjallur kuriozitet te ndjekësit.
Soni ka pasur një histori të gjatë dhe të konsoliduar, ndërsa Jonida një romancë më të shkurtër, duke e bërë prezencën e tyre të përbashkët në reality show një terren të nxehtë për debate dhe koment.
Publiku tashmë po ndjek me kujdes çdo dinamikë dhe përplasje të mundshme brenda fermës.