Mos u shqetësoni për kolesterolin: Ky eshte nje nder çarjat me te mire qe mund te perdorni per trajtim

Kolesteroli i lartë është një problem i zakonshëm në ditët e sotme, i lidhur ngushtë me mënyrën tonë të të ushqyerit dhe stilin e jetesës.

Megjithatë nëse kolesteroli juaj është pak më i lartë se normalja, mos u shqetësoni, është e rëndësishme të dini se mund të bëni shumë ndryshime në dietën tuaj për ta kontrolluar atë.

Sipas ekspertëve këto janë ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Tërshëra

Tërshëra është e pasur me fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në largimin e kolesterolit nga gjaku.

Avokado

Avokadoja është një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme. Ajo ndihmon në rritjen e kolesterolit të mirë (HDL) dhe uljen e atij të keq (LDL).

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit, veçanërisht ai ekstra i virgjër, është plot me antioksidantë dhe yndyrna të pangopura, që ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut dhe në uljen e kolesterolit.

Fasulet dhe bishtajoret

Të pasura me proteina bimore dhe fibra, ato ndihmojnë në mbajtjen e ndjenjës së ngopjes dhe përmirësojnë tretjen.

Frutat (si mollët, dardhat dhe kumbullat)

Të pasura me pektinë, një lloj tjetër i fibrave të tretshme, këto fruta ndihmojnë në pastrimin e trupit nga kolesteroli i tepërt.

Arra dhe bajame

Studimet tregojnë se një grusht arra apo bajame në ditë mund të përmirësojë shëndetin e zemrës, duke ulur kolesterolin dhe përmirësuar elasticitetin e arterieve.

Çaji jeshil

Ky çaj përmban antioksidantë që ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit dhe në kontrollin e kolesterolit.

Reduktimi i ushqimeve të përpunuara, mishrave të yndyrshëm është po aq i rëndësishëm sa edhe shtimi i ushqimeve të mira në dietë.

Konsultohuni gjithmonë me mjekun apo dietologun përpara se të bëni ndryshime të mëdha në dietë, veçanërisht nëse keni probleme shëndetësore ekzistuese./living

Related Posts

VIDEO/ I iku patrullës. Momenti kur 14-vjeçari në Vlorë përplas makinën e policisë

Një adoleshent 14-vjeçar ka goditur me dashje një makinë policie në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, duke shkaktuar pIagosjen e një punonjëseje policie. Ngjarja u regjistrua pasi…

E fundit! Zbulohet arsyeja pse nëna e Selinës kërkoi largimin e saj nga BBVA

Takimi i Selin me mamanë e saj u shoqërua me një situatë të papritur për banoren e “Big Brother VIP”. Banorja u surprizua nga mamaja e saj,…

Reagojnë familjarët e Rogertit – Akuza të forta ndaj Big Brother VIP Albania 5

Tensioni rreth Big Brother VIP Albania 5 po rritet çdo ditë e më shumë, dhe këtë herë reagimi nuk vjen vetëm nga publiku, por nga vetë familjarët…

Që nga 1972 askush s’ka shkelur më në Hënë, FOTOT e ‘epokës’ Apollo

Në këtë fotografi, astronauti Eugene Cernan shihet duke ecur drejt Mjetit Lëvizës Hënor (Lunar Roving Vehicle), pranë flamurit amerikan në vendin e uljes Taurus-Littrow, gjatë misionit Apollo…

Një studim ka zbuluar se një molekulë e vogël në djersën tonë mund të bllokojë virusin e gripit

Shumë besojnë se trupi reagon vetëm pasi të hyjë një virus, por kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Sistemet mbrojtëse “të heshtura” janë tashmë aktive në sfond,…

“Dua të gjej një vajzë të sinqertë për të krijuar familje”

Një histori ndryshe dhe mjaft njerëzore ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në Itali. 30-vjeçari, me origjinë nga…