Hëna e Plotë te Peshorja, Meri Gjini tregon ndikimin te secila shenjë: Kush duhet të ketë kujdes me shpenzimet gjatë fundjavës

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Në orët e para të datës 2, jemi nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Hënës së Plotë te Peshorja, në boshtin Peshore-Dash. Kjo Hënë e Plotë ndodhet përballë Saturnit, Neptunit dhe Diellit, si dhe në një katërkëndësh me Jupiterin. Kjo kërkon logjikë dhe racionalitet në mënyrën se si ndërveprojmë, komunikojmë dhe gjykojmë.

Edhe pse kjo Hënë mund të sjellë ankth, presion dhe ngarkesë emocionale, kemi një “mbrojtje” që nuk na lë të bëjmë gabime me kosto të lartë.
Megjithatë, duhet të kemi kujdes me:

Informacionin: Mërkuri është në lidhje me Marsin te Peshqit, gjë që mund të sjellë keqinterpretime ose teprim me informacionin.

Marrëdhëniet: Mos i shkarkoni tensionet te njerëzit e afërt dhe familja.

Financat: Gjatë kësaj fundjave bëni kujdes me shpenzimet e paplanifikuara.

Dashi: Hëna e plotë ndodh në boshtin tuaj, duke ju bërë të ndjeni nevojën për t’u larguar nga tensionet dhe për të pushuar. Lajmet që do të merrni do të hapin perspektiva shumë të mira për hapat profesionalë gjatë muajit prill.

Demi: Venusi është në shenjën tuaj, duke sjellë zgjerim dhe ndjesi të forta. Mund të ndjeni pasiguri ose ankth të papërcaktuar, sidomos gjatë ditës së nesërme, por situata do të qartësohet nga e hëna e tutje. Kujdes me shpenzimet e paplanifikuara.

Binjakët: Hëna e plotë ka një ndikim neutral ose lehtësues për ju. Megjithatë, katërkëndëshi i Mërkurit dhe Marsit me Diellin tuaj kërkon kujdes në punë.
Sigurohuni që jeni kuptuar saktë për të shmangur keqinterpretimet përpara se të nisni projekte të reja në mes të muajit.

Gaforrja: Jeni nën mbrojtje planetare, por ndjeni ngarkesë si nga puna, ashtu edhe nga familja. Do të keni propozime të reja për bashkëpunim.
Kontrolloni emocionet dhe tregohuni fleksibël me axhendën tuaj për të mirëpritur mundësitë e reja pozitive.

Luani: Kjo është një Hënë shumë pozitive që ju nxit të merreni me veten dhe të argëtoheni. Përgatituni për një pranverë intensive në punë. Kujdes i vogël me shëndetin e fëmijëve (gripat e stinës) vetëm gjatë këtyre dy ditëve.

Virgjëresha : Mund të ndiheni të pakuptuar ose të gjykuar gabim, gjë që ju bën nervozë. Shmangni reagimet e nxituara dhe lërini sqarimet për javën e ardhshme (të hënën ose të martën). Komunikimi do të jetë shumë më i lehtë atëherë.

Peshorja: Jeni protagonistët e fundjavës. Humori juaj do të jetë i ndryshueshëm, ndaj duhet punë për të ruajtur ekuilibrin. Mos nxitoni me gjykime në punë dhe mos u ndikoni nga ideja se ka prapaskena; është thjesht ngarkesa e momentit.

Akrepi: Mund të ndjeni ankth dhe sikur gjërat po ju dalin nga kontrolli. Fokusohuni vetëm te gjërat që varen nga ju. Venusi ju favorizon në takime sociale dhe biseda me miq. Mund të keni vonesa të vogla në marrjen e pagesave.

Shigjetari: Hëna e plotë është favorizuese dhe ju bën të ndiheni mirë.
Keni një projektim shumë të mirë për të ardhmen.
Rezultatet konkrete në karrierë do të nisin të duken nga data 10 prill e në vazhdim.

Bricjapi: Kjo Hënë nuk është shumë komode për ju; kërkohet organizim i mirë i lëvizjeve dhe i vetes. Ankthi për ecurinë profesionale mund të shkarkohet në familje. Shmangni debatet dhe tonet e larta brenda mureve të shtëpisë.

Ujori: Keni emocione të forta dhe ide gjeniale, sidomos për sigurinë ekonomike.
Bëni kujdes me shpenzimet e panevojshme që bëni për qejf, për të ruajtur bilancet për ndonjë detyrim të papritur deri të martën.

Peshqit: Ndjeni lodhje fizike dhe emocionale. Pasiguritë vijnë më shumë nga frika juaj sesa nga realiteti. Shmangni diskutimet me tone të larta në çift apo familje, pasi mund të shkaktoni thyerje të papritura./vizionplus.tv

Related Posts

“Ti je k*rvë, nuk të shoh dot me sy” – Mateo shρërthen ndaj Juelës, familjarët publikojnë pamjet!

Pas tensioneve të shumta dhe debateve të forta që shoqëruan spektaklin e djeshëm “Prime” në “Big Brother VIP Albania”, situata duket se ka degraduar edhe më tej…

“Ziejnë” mediat italiane: Bukuroshja shqiptare në një lidhje intime me këngëtaren e njohur italiane (Foto)

Thashethemet për një histori dashurie mes balerinës shqiptare Franceska Nuredini dhe këngëtares italiane Elodie po forcohen gjithnjë e më shumë, pas postimeve të fundit në rrjetet sociale…

Zarf urgjent në Ferma VIP! Banorja dërgohet me nxitim në spital – çfarë po ndodh me të? (VIDEO)

Një situatë e papritur ka tronditur shtëpinë e “Ferma VIP”, vetëm pak minuta më parë. Përmes një zarfi zyrtar, banorët janë njoftuar se Malbora Gurra ndodhet në…

Aksident họrrọr në Greqi, 40-vjeçares shqiptare ia kap flokët makineria, pëson dëmtime të rënda në kokë

Një aksident i rëndë u regjistrua mesditën e së mërkurës, më 1 prill, në një fabrikë përpunimi frutash në Kiato të Greqisë. Një grua 40-vjeçare me origjinë…

“Çdo hap i vogël është një mrekulli”: Babai jep një përditësim emocional që po prek të gjithë — pas tr*gjedisë, shpresa po rikthehet… por ajo që vjen më pas do t’ju lërë pa fjalë

Vetëm 30 minuta më parë, një përditësim thellësisht emocional nga babai i një vajze 12-vjeçare ka prekur zemrat në të gjithë internetin — duke ofruar një pamje…

Shqiptari i vë fIakën shtëpisë së ish-partneres pas sherrit — ajo që ndodhi më pas tr*nditi të gjithë

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është vënë në pranga në Itali, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së ish-partneres së tij në qytetin Comiso, në provincën…