Pas tensioneve të shumta dhe debateve të forta që shoqëruan spektaklin e djeshëm “Prime” në “Big Brother VIP Albania”, situata duket se ka degraduar edhe më tej pas përfundimit të transmetimit live.
Një material i ri, i cili ka bërë xhiron e rrjeteve sociale orët e fundit, ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh e indinjate nga publiku.
Kanë qenë pikërisht familjarët e Juelës ata që kanë marrë vendimin të publikojnë disa pamje dhe audio tejet të rënda, ku pretendohet se dëgjohet qartë Mateo duke e ofenduar atë në mënyrë të papranueshme.
Sipas familjarëve, në materialet e shpërndara në rrjet, Mateo dëgjohet t’i drejtohet Juelës me fjalët skandaloze: “Po ti je k*rvë moj, nuk të shoh dot me sy”.
Ky ofendim i rëndë ka nxitur familjarët e saj të reagojnë ashpër duke e ekspozuar këtë moment jashtë dyerve të shtëpisë, të revoltuar nga dhuna verbale që po ushtrohet ndaj vajzës së tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE