Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të
Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per nisjen e operimeve të dy destinacioneve të reja nga Ryanair, që lidhin Tiranën me Liverpool dhe Dublin, duke zgjeruar më tej rrjetin në rritje të destinacioneve të aeroportit.

Të dyja linjat do të operohen dy herë në javë, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe lidhje të përmirësuara me qytete të rëndësishme evropiane.

Çelja e këtyre dy destinacioneve u shënua me evente të dedikuara në aeroport, ku morën pjesë përfaqësues të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, përfaqësues të Ryanair dhe pasagjerë, duke festuar këtë moment të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ajrore dhe mundësive të udhëtimit.

Shtimi i destinacioneve Liverpool dhe Dublin rrit aksesin drejt tregjeve të rëndësishme, duke ofruar më shumë zgjedhje për pasagjerët, frekuenca të shtuara dhe tarifa konkurruese. Këto linja kontribuojnë gjithashtu në rritjen e vazhdueshme të udhëtimeve hyrëse dhe dalëse, duke mbështetur turizmin dhe zhvillimin ekonomik.

Znj. Manjola Kaso, Drejtoreshë e Zhvillimit të Biznesit të Aviacionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:

Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja

“Çelja e sezonit veror 2026 sjell dy destinacione të reja drejt Liverpool dhe Dublin.

Liverpool shënon një hap tjetër të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit tonë dhe forcimin e lidhjeve ajrore me Mbretërinë e Bashkuar, një nga tregjet kryesore të TIA-s me shumë rëndësi për turizmin, por edhe për mbështetjen e diasporës së konsiderueshme nga Shqipëria dhe rajoni.

Dublini është lidhja jonë e parë me Irlandën, duke shënuar kështu hapjen e një tregu krejtësisht të ri.

Dy destinacionet reflektojnë kërkesën në rritje për udhëtime dhe partneritetin e fortë që po ndërtojmë me Ryanair.”

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me partnerët ajrorë për të zgjeruar rrjetin e destinacioneve dhe për të ofruar më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët, duke ruajtur standarde të larta operacionale dhe një eksperiencë të përmirësuar për udhëtarët.

Related Posts

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…

Balla përpIaset me Mediun: “Vr*sës, ke vr*rë 26 veta, mos më hajde këtu fare!”

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me deklaratat e ambasadës amerikane se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani”. Balla,…