Kenga Magjike 2026 , Pas 25 vitesh këngëtarët nuk do të votojnë më për njëri tjetrin !

Pas 25 vitesh, Kënga Magjike po ndryshon formulën që e ka shoqëruar prej kohësh. Producenti i spektaklit, Ardit Gjebrea,

njoftoi se edicioni i vitit 2026 do të vijë me një format krejt tjetër, duke hequr një nga elementët më të diskutuar ndër vite:

“Pas 25 vitesh, ‘Kënga Magjike 2026’ do të shënojë një ndryshim në sistemin e votimit. Këngëtarët nuk do të votojnë më për

njëri-tjetrin,” u shpreh Gjebrea.

Në vend të tij, vlerësimi do të bëhet nga juria dhe publiku, ndërsa vetë festivali do të largohet nga ideja tradicionale e renditjes

klasike me vend të parë, të dytë dhe të tretë. Madje, sipas Gjebreas, nuk do të shpallet më as vendi i dytë apo i tretë.

Do të ketë një fitues, por fokusi këtë herë nuk do të jetë renditja. “Kënga Magjike” po lëviz drejt konceptit të një nate çmimesh, më afër formulave ndërkombëtare si Grammy Awards, MTV Video Music Awards apo Brit Awards, ku rëndësi kanë kategoritë, ndikimi dhe momenti që krijon artisti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE