Del e vërteta, Edmondi mëson rezultatin e ADN-së, ç’do të ndodhë me të e Nailen?

Është dita e së vërtetës për Nailen dhe Edmondin. Rrugëtimi i tyre deri në këtë moment ka qenë i gjatë që pas daljes në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” për dyshimet e tij në atësinë e fëmijëve.

Sot ata ndodhen përballë, në burgun e Burrelit ku Edmondi po vuan dënimin për dhunën ndaj Nailes.

Në prani të Eni Çobanit dhe ekspertit të “Forensic Center Albania”, do të mësohet e vërteta që ‘ka gërryer’ opinionin publik prej asaj puntate të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Mostrat e secilit prind dhe fëmijëve janë marrë dhe përgjigjja do të lexohet në prani të të dyve. Përmbledhtazi, eksperti hap rezultatet e analizës së ADN-së ku shkruhet:

“Nga krahasimi i profileve gjenetike të fëmijëve të mitur krahasuar me profilin gjenetik të z. Edmond Farici, paraqitet qartësisht lidhja gjenetike prind-fëmijë, në rastin konkret, baba-fëmijë. Në këtë mnëyrë të padiskutueshme, nuk ka shanse që të ketë baba tjetër përveç jush”.

E lehtësuar nga vërtetimi i bindjes së saj dhe asaj që ka shprehur deri më tani ndaj Edmondit, Nailen e kaplon një ngashërimë. Brenda saj janë grumbulluar shumë gjëra pasi tregoi se si kishte mësuar faktin që Edmondi e ka gënjyer për moshën dhe në të vërtetë kanë 20 vite diferencë, është dhunuar sërish prej tij dhe vetëm pak më parë, ai u shpreh se pavarësisht rezultatit, ka vendosur t’i japë fund.

Nailja nuk dëshiron që familja të shpërbëhet dhe është e gatshme ta tërheqë denoncimin. Edmondi qëndron stoik dhe nuk e fal bashkëjetuesen për faktin që ajo e kallëzoi sërish.

Naile: Unë ta tërheq denoncimin prapë.

Eni Çobani: Ajo po thotë një gjë shumë të madhe dhe gratë bëjnë gabim nëse kanë pësuar dhunë, nuk duhet t’i tërheqin denoncimet, por dashuria çfarë nuk bën.

Naile: Edmondin as e kam tradhtuar, as kam për ta tradhtuar. Edmondi në rast se më do, le ta hapë, një hap ia pata dhënë, do t’i jap pesë për ata fëmijë, por dashuria nuk njeh moshë për një që e do, por ky nuk më do, nuk ka asgjë. Le të përgjigjet për fëmijët. Unë i jap premtimin që ia tërheq denoncimin, por të mos më akuzojë më.

Eni Çobani: Akuzat morën fund sot, ja ku e kemi analizën prandaj jemi investuar. Ti e do Edmondin.

Naile: Janë dy fëmijë me Edmondin.

Eni Çobani: Edmond, e do Nailen apo jo?

Edmond: E di që më do, këtu brenda. Nuk e fal!

Eni Çobani: Ndodhi kjo gjë, ecim përpara, mos rrimë prapa, mos rrimë me mendime të këqija. Çliroje pak veten!

Edmond: Unë e kam thënë disa herë, do rri në burg, me këtë nuk jetoj. Troç! Të më lirojë shtëpinë.

Edmondi nuk zbutet as nga lotët e Nailes dhe përpjekjet e Eni Çobanit për t’i pajtuar. “Do kontribuoj për fëmijët, me këtë s’jetoj më”, është fjala e fundit e tij./tvklan

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…