24-vjeçarja greke kishte ardhur në Shqipëri për festat, por humbi jetën/ Dy automjetet lëviznin me shpejtësi. Shoferi: Devijova për të mos përplasur…

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë i mbrëmjes së djeshme në fshatin Zëmblak, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, teksa nga hetimet paraprake mësohet se te dyja mjetet kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Sipas të dhënave, dyshohet se drejtuesi i mjetit tip Peugeot ka bërë manovër të gabuar, ku edhe sipas deklarimit të tij në polici, ai ka deklaruar se i ka dalë një kafshë para dhe ka devijuar mjetin për të mos e goditur.

Kjo manovër ka rezultuar fatale, pasi është përplasur kokë më kokë në korsinë tjetër me mjetin Mercedes-Benz.

Goditja ka qenë shumë e fortë, ç`ka ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme të 24-vjeçares greke, pasagjere në mjetin Peugeot.

Dy të rinjtë jetonin në Selanik, mësohet se kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit.

Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, pasi do të jenë ata që do të bëjnë këqyrjen për arsye se është shtetase e huaj.

Hetimet ende vijojnë nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…