Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aks*dent i dhimbshëm në autostradë, dy persona në gjen’dje të rëndë

Aksident në aksin Lushnjë-Fier, plagosen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin “Lushnjë–Fier”, ku një motomjet përplasi një kalimtar, raporton noa.al.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, drejtuesi i motomjetit, Aleksandër Hila, 57 vjeç, banues në Pirrë, ka përplasur këmbësorin Haki Maledhi, 77 vjeç, banues në Rrapëz.

Si pasojë e përplasjes, të dy personat kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /noa.al

Published inTë fundit