Mbi 350 mijë vd*kje nga s*mundjet e zemrës lidhen me kimikatet në plastikë

Një studim i ri, i publikuar në revistën shkencore “eBioMedicine”, ka zbuluar se një grup kimikatesh të quajtura ftalate, të pranishme në ambalazhe të ushqimeve, plastikë, shamponë dhe parfume, ishin përgjegjëse për mbi 350 mijë vdekje nga sëmundjet e zemrës në vitin 2018 në të gjithë botën, ka raportuar “The Washington Post”.

Studiuesit kanë vlerësuar se ekspozimi ndaj ftalateve kontribuon në 13% të të gjitha vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare te njerëzit e moshave nga 55 deri në 64 vjeç, me shumicën dërrmuese të rasteve në Azi, Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

“Plastika mendohet si një problem i vendeve të pasura, por ajo që po shohim globalisht është shqetësuese”, ka thënë doktori Leonardo Trasande nga Universiteti i New Yorkut.

Ftalatet janë kimikate që u shtohen plastikave për t’i bërë më të buta e fleksibile, ndërsa në kozmetikë përdoren për t’i mbajtur aromat. Për shkak të pranisë së tyre në produkte të përditshme, shkencëtarët i quajnë “kimikatet që gjenden kudo”. Ato kanë qenë të lidhura me probleme të fertilitetit mashkullor, obesitetin, ADHD-në dhe sëmundjet e zemrës.

Në SHBA, lejohen ende nëntë lloje ftalatesh në paketimin ushqimor. Sipas shkencëtarëve, këto janë kimikate që ndërhyjnë në sistemin hormonal, një kategori që njihet si “kimikate që prishin sistemin endokrin”.

Studimi i fundit bazohet në analiza të mostrave të urinës, ku është matur ekspozimin ndaj një ftalati specifik dhe lidhjen e tij me rrezikun për vdekjet nga zemra. Në SHBA, ftalatet janë të lidhura me rreth 10% të këtyre vdekjeve.

Ndikimi nuk ndalet vetëm te plastika. Ftalatet janë të përhapura në ushqime të përpunuara, të cilat rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës. Gjithashtu, ndotja e ajrit nga grimcat plastike besohet se ndikon në 20% të vdekjeve kardiovaskulare në nivel global.

Edhe pse industria e plastikës vë në dyshim cilësinë e disa studimeve, shkencëtarët këmbëngulin se ndikimi i ftalateve është i dukshëm dhe alarmues. Ata po kërkojnë më shumë monitorim dhe transparencë për kimikate në plastika, sidomos pasi shumë prej tyre përfundojnë në vendet me të ardhura të ulëta për riciklim ose djegie.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…