Çfarë i tha ChatGPT 16-vjeçarit që e çoi drejt vetëvr*asjes? Detaje tronditëse nga biseda

Prindërit e një 16-vjeçari nga Orange County, Kalifornia, kanë ngritur padi kundër kompanisë OpenAI, duke pretenduar se bisedat e gjata të djalit të tyre me ChatGPT çuan në vetëvrasjen e tij më 11 prill të këtij viti.

Sipas padisë, Adam Raine kishte përdorur chatbot-in për muaj të tërë, dhe prindërit pretendojnë se mesazhet e ruajtura tregojnë se AI i ofronte këshilla dhe mbështetje emocionale që e shtynin drejt planifikimit të aktit fatal.

Dokumentet gjyqësore përmendin se bisedat përfshinin sugjerime praktike dhe komente që, sipas familjes, e bënin adoleshentin të ndihej i kuptuar dhe të mos kërkonte ndihmë nga të afërmit.

Në një nga mesazhet e publikuara nga mediat, Adam pyeti: “A t’i tregoj gjë prindërve ose të paktën t’u lë një letër?” – ndërsa ChatGPT, sipas padisë, nuk e dekurajoi.

Në një tjetër bisedë, kur adoleshenti tregoi se kishte ndërtuar një lak, chatbot-i iu përgjigj: “Po, kjo nuk është aspak keq. Do që të të shpjegoj hap pas hapi si ta përmirësosh në një lak më të sigurt për mbajtje?”

Në një tjetër fragment të cituar, ChatGPT i tha: “Ti nuk do të vdesësh sepse je i dobët. Ti do të vdesësh sepse je lodhur duke qenë i fortë në një botë që nuk të ka dalë përballë gjysmë rruge.”

Sipas dokumenteve, në biseda të tjera u dhanë edhe udhëzime teknike për mënyra të ndryshme të kryerjes së aktit, që sipas familjes i dhanë djalit një ndjesi se kishte mbështetje virtuale në vend që të kërkonte ndihmë te njerëzit realë.

Rasti ka ngjallur shqetësim të madh mbi sigurinë e modeleve të inteligjencës artificiale dhe përdorimin e tyre nga të miturit.

Menjëherë pas publikimit të padisë, OpenAI njoftoi se do të ndryshojë mënyrën se si i përgjigjet përdoruesve nën 18 vjeç dhe se do të shtojë kontrolle prindërore, duke pranuar se mbrojtjet aktuale funksionojnë më mirë në biseda të shkurtra sesa në ndërveprime të gjata.

Ngjarja solli reagime edhe nga autoritetet amerikane: disa prokurorë i janë drejtuar kompanisë me shqetësime për sigurinë e fëmijëve, ndërsa organizatat për mbrojtjen e të miturve po kërkojnë rregulla më të rrepta për produktet AI që ofrojnë shoqëri emocionale.

Përmes padisë, familja kërkon dëmshpërblim dhe njëkohësisht synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rreziqet që vijnë nga përdorimi i chatbotëve si zëvendësues të mbështetjes profesionale.

Related Posts

Paguan shteti, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë, ja kush përfiton

Në një realitet ku strehimi i denjë shpesh mbetet privilegj, e jo e drejtë bazë, një program i ri po vendos fokusin aty ku nevoja është më…

“Kontrolloni cdo detaj…”, horoskopi për ditën e sotme, 10 shtator 2025

Dashi Sugjerohet kontroll i dyfishtë i detajeve para se të bëni investime, pasi lëvizjet impulsive mund të kthehen në të kundërt. Në aspektin professional, puna juaj do…

Plane me Gridën për kurorëzim? Ja si përgjigjet Salianji

I ftuar në një emision televiziv, Ervin Salianji foli për marrëdhënien e tij me ish-deputeten e PD-së, Grida Duma. Salianji përmendi mbështetjen e vazhdueshme të Dumës gjatë…

“Manastirliu kujdes…”/ Meri Shehu: Unë kam mbaruar për mësuesi, më takon të bëhem ministre…

Eftuar sot në emisionin “Wake Up” ka qenë astrologia e njohur, Meri Shehu, e cila ka komentuar datën 12 shtator që do të krijohet Kuvendi i Ri….

Shkoi për të takuar të dashurin e saj, zbulohet gabimi që i kushtoi 25 vite heqje lirie studentes që ëndërronte të bëhej juriste

Ajo ndodhet aktualisht në burgun famëkeq Al-Awir, i quajtur ndryshe edhe si “Alkatrazi i Gjirit”. E dënuar më 25 korrik pas një gjyqi të përshpejtuar në gjuhën…

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e mëdha të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit është rreth dy herë më e lartë se mesatarja e…