Bieta Sulo drejt largimit, e zëvendëson finalistja e BBV?

Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias. Kjo pasiqë thuhet se mbyllja e sezonit muajin tjetër mund të shënojë përmbylljen e ciklit të saj shtatë vjecar si drejtuese dhe autore e programit të Pasdites në Top Channel.

Lart e poshtë, përflitet se Bieta mund të zhvendoset në Radio Televizionin Shqiptar, aty ku është rikthyer së fundmi bashkëshorti i saj, Alban Dudushi.

Jo vetëm kaq!

Persona të afërt me zhvillimet në botën e medias në Tiranë i kanë zbuluar emisionit tonë edhe një tjetër detaj.

Paçka se asgjë nuk është e sigurtë, thuhet se Top Channel ka gati edhe pasuesen e saj në pasdite.

Rozana Radi mund të jetë moderatorja e re e programit të pasditeve nëse Bieta largohet drejt RTSH-së.

Kjo nuk është hera e parë që përflitet për një lëvizje të tillë.

Bieta ishe përfolur se do largohej edhe tre vera më parë por ajo vazhdoi stoikisht me stafin e saj nga e hëna në të premte.

Kujtojmë se Sulo është bërë prezantuesja më jetëgjatë në këtë format duke thyer mallkimin që Topi kishte paraprakisht pasiqë prej vitesh nuk rehatohej kurrë me pasditet që pësonin ndryshime të vazhdueshme në moderim dhe drejtim.

Se a do të largohet Bieta pas dy dekadash nga Top Channel, do na duhet të presim edhe pak. Por, ku ka zë, s’është pa gjë!

Related Posts

Prindërit e sh*tën për 22 euro, ndërsa sot e njeh dhe e do gjithë bota!

Në fillimet e veta ai njihej me nofkën Sing Lung (Dragoi), ndërsa karriera e tij përfshin një sërë filmash të realizuar në Kinë dhe në ShBA. Pra…

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e BBV 5?

Motra e këngëtares Enca, Uindi Haxhia, është tashmë pjesë e panelit të rubrikës “Trotuar”, në “E Diell”. Ditën e djeshme ajo ka vendosur që të bëjë një…

Humbi jetën në det: Identifikohet viktima në plazhin e Durrësit, dyshohet për arrest kardiak

Pushuesi që humbi jetën ditën e djeshme në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës është identifikuar. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, pasi trupi i pajetë i…

Covid rikthehet në verë: Varianti i ri në qarkullim, njihuni me simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë. Xfg, i riemëruar Stratus nga ekspertët dhe i…

Shpërthim në një ndërtesë në Itali, 5 të pl*agosur, një i zhd*ukur

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një ndërtesë në Torino, Itali. Raportohet se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur 5…

Po rrez*koni jetën! Ja pse kurrë nuk duhet ta mbani shishen me ujë në makinë

Tani në ditët e verës, të gjithë ju që keni makinë, mbani një shishe ujë, për t’u hidratuar. Nëse e keni bërë deri tani, mos e bëni…