Nuk ka ikur… C0VID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja

Tiranë- Pavarësisht rënies së ndjeshme të rasteve të infektimeve masive me COVID-19, virusi mbetet ende prezent dhe i monitoruar nga autoritetet shëndetësore shqiptare.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, e cila deklaroi se gjatë javëve të fundit janë konfirmuar gjashtë raste të reja me COVID-19 në vend. “Vetëm javët e fundit kemi pasur 6 raste COVID-19 të konfirmuar dhe asnjë element mbi karakteristikat e një nënvarianti të ri”, – u shpreh Tomini, duke sqaruar se nuk ka asnjë provë që këto raste të lidhen me nënvariantin e ri të raportuar aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është në vëzhgim të vazhdueshëm nga organizatat ndërkombëtare të shëndetit publik.

Sipas saj, Instituti i Shëndetit Publik vazhdon të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme si gripin, ashtu edhe COVID-19, me qëllim identifikimin në kohë të çdo evolucioni të virusit, përfshirë edhe nënvariantet e reja që mund të shfaqen. “Është një variant që po monitorohet dhe vlerësohet me interes nga strukturat ndërkombëtare. Çdo nënvariant i ri monitorohet. ISHP vijon monitorimin e gripit dhe COVID-19 në mënyrë paralele”, – theksoi Tomini, duke nënvizuar se koordinimi me strukturat ndërkombëtare shëndetësore është i përhershëm dhe i domosdoshëm për të mbajtur situatën nën kontroll.

Në këtë periudhë të stinës së nxehtë, ku frekuentimi i ambienteve publike dhe kontakteve ndërpersonale rritet ndjeshëm, Tomini u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për higjienën personale dhe etiketën respiratore, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e infeksioneve. “Ne jemi në koordinim me strukturat ndërkombëtare, situata është e qetë nga vlerësimi epidemiologjik, por në sezonin e verës, masat e kontrollit respirator dhe higjienik duhet të jenë të shtuara”, – tha drejtoresha e ISHP.

Edhe pse Shqipëria aktualisht nuk ndodhet në sezon gripi, Tomini kujtoi se COVID-19 ka dëshmuar se është një virus që qarkullon gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në muajt e ftohtë. “Duhet pasur kujdes nga etika te shenjat respiratore, rrufa, dhimbja e kokës, temperatura, që janë karakteristikë për çdo virozë, por COVID-19 si çdo sëmundje tjetër infektive, duhet të ketë bazë higjienën dhe etiketën respiratore për të mos pasur infektim te të tjerë”, – tha ajo. Duke iu referuar të dhënave të fundit të survejancës shëndetësore, Tomini sqaroi se nuk është konfirmuar ndonjë rast i ri i gripit, ndërsa infeksionet e raportuara lidhen më shumë me probleme pulmonare të shkaktuara nga ndryshimet e temperaturës dhe alergjitë sezonale.

“Nuk kemi viroza të tjera, s’kemi konfirmuar grip në survejancën e sindromës së ngjashme me gripin. Vetëm gjashtë raste nga buletini i fundit i ISHP janë me COVID. Alergjitë e stinës apo elementë të tjerë të infeksioneve pulmonare që vijnë si pasojë e ndryshimit të temperaturave janë prezente”, – u shpreh Tomini, duke shtuar se prania e infeksioneve respiratore është shumë më e ulët krahasuar me pikun, që ndodh zakonisht në muajt janar-shkurt.

Autoritetet shëndetësore vijojnë të nxisin ndërgjegjësimin dhe kujdesin e qytetarëve, duke rekomanduar masa të thjeshta, por efektive, si larja e shpeshtë e duarve, shmangia e kontakteve të ngushta në raste simptomash, përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura dhe ruajtja e higjienës personale, si mënyra për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga përhapja e virozave dhe COVID-19. Në përmbyllje, Tomini theksoi se respektimi i masave higjieno-sanitare dhe vëmendja ndaj shenjave të para të sëmundjeve respiratore janë thelbësore për të mbajtur nën kontroll situatën epidemiologjike dhe për të mos lejuar një rikthim të përhapjes së virusit në mënyrë të pakontrolluar.

Related Posts

Hapet thesi i madh! Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, rroga mesatarja 1200 euro, ja kur

Panorama.al ka siguruar programin që do të prezantohet ditën e nesërme (18 shtator) në seancën parlamentare në Kuvend. Screenshot_14 Në kapitullin “Puna dhe Kapitali” njerëzor të programit…

“Në shtrat dua shumë…”/ Njihuni me vajzën e “Për’puthen” që ‘te*rrorizoi’ djemtë: Erdha për hakmarrje, nuk dua brekëgrisur…

Programi i dashurisë, “Për’puthen”, ka startuar të hënën sezonin e shtatë, e menjëherë ka nisur prezantimi i djemve dhe i vajzave konkurrente. Një prej konkurrenteve vajza është…

Mandati i katërt, zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, rroga mesatare 1200 euro deri në 2030

Panorama.al ka siguruar programin që do të prezantohet ditën e nesërme (18 shtator) në seancën parlamentare në Kuvend. Screenshot_14 Në kapitullin “Puna dhe Kapitali” njerëzor të programit…

E mban larg mediave, por pa te ska jete! Do habiteni se cfare pune ben gruaja e Arditit

Ata që kanë pasur të paktën një kontakt, e dinë mirë që Anila Beko, apo siç të gjithë e njohim, bashkëshortja e Ardit Gjebreas, të bën menjëherë…

Hajdutët pa pikë mëshire…”/ SHPËRTHEJNË komentet për dasmën në Romë të djalit të Jozefina Topallit: Ministria e Drejtësisë të hetojë…

Dasma e djalit të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë vëmendje të madhe dhe është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale. Genar Topalli dhe Cindy Marina…

E detyruar për këto kategori? Bëhen vaksinat për virusin e ri që vjen nga Australia në 22 shtator nis vaksinimi

Ekspertët paralajmërojnë se këtë sezon në Shqipëri pritet të qarkullojë gripi i tipit A dhe B, ashtu siç po ndodh aktualisht në Australi, e cila shërben si…