Nga sot hyn në fuqi marrëveshja me Italinë për pensionet. Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Nga kjo e martë e 1 korrikut, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke sjellë një lehtësi të madhe për mijëra qytetarë shqiptarë dhe italianë që kanë punuar në të dy vendet.

Individët që plotësojnë kriteret për përfitim pensioni mund të aplikojnë pranë zyrave të sigurimeve shoqërore në të dy vendet, ose online në portalin zyrtar e-Albania. Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri ka bërë të ditur më herët se janë marrë masa për të përballuar një numër të madh aplikimesh, që sipas parashikimeve, pritet të kalojnë mbi 500 në ditë. ⬇⬇⬇ 𝐊𝐋𝐥𝐊𝟎 𝐅𝟎𝐓𝟎𝐍 𝐌𝐄 𝐏𝟎𝐒𝐇𝐓𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐏𝐀𝐌𝐉𝐄𝐓 𝐄𝐊𝐒𝐊𝐋𝐔𝐙𝐥𝐕𝐄 ⬇⬇⬇

Një nga risitë më të rëndësishme të kësaj marrëveshjeje është bashkimi i viteve të punës. Pra, për të gjithë ata që nuk i plotësojnë individualisht kushtet minimale për pensionim në njërin nga vendet, 20 vite në Itali dhe 15 vite në Shqipëri, ekziston tani mundësia që vitet e kontributeve të mbledhura në të dy vendet të merren në konsideratë si një total i vetëm. Kjo do të thotë se edhe ata që deri më sot nuk kishin të drejtë për pension për shkak të viteve të pamjaftueshme, tashmë mund të përfitojnë.

Sipas autoriteteve italiane, kostoja për mbulimin e pensioneve për shqiptarët që do të përfitojnë në Itali gjatë vitit 2025 llogaritet rreth 51.6 milionë euro, ndërsa deri në vitin 2032 kjo shifër pritet të arrijë deri në 270 milionë euro.

Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, që kanë jetuar dhe punuar në të dy vendet ndër vite. ⬇⬇⬇ 𝐊𝐋𝐥𝐊𝟎 𝐅𝟎𝐓𝟎𝐍 𝐌𝐄 𝐏𝟎𝐒𝐇𝐓𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐏𝐀𝐌𝐉𝐄𝐓 𝐄𝐊𝐒𝐊𝐋𝐔𝐙𝐥𝐕𝐄 ⬇⬇⬇

Related Posts

Çfarë dënimi ka? Zarf i Zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”

Ditën e sotme ka hyrë Zarfi i Zi i parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Vëllai i Madh ka dërguar Zarf…

“Si kukull plastike”/ Farmacistja e ashpër për pamjen e Benitës së BBVK: Është anti-reklamë, turp për ata që e kanë bërë (Video)

Pamja e jashtme e Benitës, banores së “Big Brother VIP Kosova”, ka marrë një kritikë publike dhe tejet të ashpër nga farmaciatja Edita Hyseni. Përmes një reagimi…

Polici i Fierit bën për spital 46-vjeçarin: Pse i bëre “like” motrës sime?

Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar në fshatin Vjosë të Fierit, ku 46-vjeçari Altin Meçaj, emigrant në Gjermani, ka rënë pre e një sulmi brutal mbrëmjen…

Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Ish-banorja e “Big Brother” bën deklaratën e FORTË

Ish-banorja e “Big Brother”, Olta Sheta, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big…

E FUNDIT! Pl*goset nga 3 persona biznesmeni shqiptar, largohen me shpejtësi (EMRI+gjendja)

Gazeta Insajderi ka mësuar se personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Pejë është biznesmeni pejan Jeton Buquku. Sipas…

“I bëra motrës së tij një koment në Facebook”, punonjësi i policisë dh*non rëndë babë e bir në Fier

Altin Meçaj, banues në Vjosë njësia administrati Cakra, emigrant në Gjermani, është bërë pre e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Kjo ka…