Punonjësit i vunë flakën, zjarri në landfillin e Elbasanit vijon edhe gjatë natës: Po heImohemi prej disa orësh

Situata alarmante në Elbasan nuk është përmirësuar as gjatë orëve të natës. Zjarri i madh në pikën e grumbullimit të mbetjeve vijon të përhapë re të dendura tymi, erë të padurueshme dhe ndotje të rëndë ajri që ka pushtuar banesat e banorëve përreth. Prej më shumë se 7 orësh, flakët kanë vazhduar pa asnjë ndërhyrje domethënëse, ndërsa zjarrfikësit sipas dëshmitarëve nuk janë shfaqur as për të tentuar shuarjen.

Qytetarët e Elbasanit, të dëshpëruar dhe të zemëruar, kanë dërguar video dhe mesazhe tronditëse në redaksinë e JOQ Albania, ku dëshmojnë për pasojat e rënda të kësaj ndotjeje ekstreme:

“Akoma vazhdon e digjet. Kemi mbyllur dyer e dritare se era e keqe të mbyt. Pluhuri dhe tymi i zjarrit hyjnë brenda në shtëpi.”

“Më shumë se 7 orë pa asnjë ndalesë. As nuk e kanë marrë mundimin t’i afrohen zjarrfikëset.”

“Po vdesim nga era e keqe. Jemi larguar nga shtëpia, na mbyti tymi. 500 metra e kam nga shtëpia. Ju lutem merrni masa. Jemi familje me fëmijë të vegjël.”

Kujtojmë se më herët JOQ raportoi pamjet alarmanete, ku punonjës të inceneratorit të Elbasanit shiheshin duke i vënë vetë flakën mbetjeve, në atë që qytetarët e quajnë një masakër mjedisore e qëllimshme. Skandali ka ngritur edhe një herë pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin real të inceneratorit, një projekt i akuzuar prej vitesh për korrupsion, abuzim fondesh dhe dështim total në menaxhimin e mbetjeve.

Ajo që po ndodh në Elbasan është më shumë se një katastrofë ekologjike, është një krim ndaj qytetarëve dhe natyrës.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe përgjegjësi penale për autorët e kësaj ndotjeje të qëllimshme. Heshtja e institucioneve është po aq kriminale sa vetë zjarri që po helmon ajrin që qytetarët thithin çdo sekondë.

JOQ Albania do të vijojë të ndjekë dhe denoncojë çdo detaj të kësaj ngjarjeje.

 

Related Posts

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…

Horoskopi ditor, e diel 1 mars 2026

Dashi E diela do të jetë mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, ku do të ketë përmirësime të ndjeshme në dashuri. Ka shumë gjëra…

Luftë e hapur në Lindjen e Mesme: Shpërthime në Bahrein, Abu Dhabi, Kuvajt dhe Katar

JERUSALEM / DUBAI, 28 SHKURT 2026 – Situata në Lindjen e Mesme ka kaluar në një fazë të pakthyeshme lufte të hapur, pas sulmeve të koordinuara ajrore…