Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm të zonës për arsye sigurie. Policia dhe ekipet e emergjencës u vunë menjëherë në vendngjarje për të vlerësuar rrezikun dhe për të parandaluar çdo incident të mundshëm.
Sipas informacioneve paraprake, ambientalisti Niko Dumani ka njoftuar autoritetet, pasi ka konstatuar rrezikun që paraqiste lënda e ruajtur prej vitesh. Dumani ka shpjeguar se përzierja kimike ishte një kombinim mes metanit dhe natriumit, e përgatitur vite më parë me synim përdorimin në laboratorë shkollorë.
Ai ka theksuar se situata ka dalë jashtë kontrollit pasi lënda pati kontakt me energjinë dhe ujin, duke shkaktuar flakë dhe një rrezik potencial shpërthimi. Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë zonën dhe kanë nisur procedurat për neutralizimin e përzierjes kimike në mënyrë të sigurt.