Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza Repubblica dhe Porta Venezia. Si pasojë e aksidentit, dy persona humbën jetën dhe rreth 50 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas mediave italiane, tramvaji goditi një restorant dhe disa kalimtarë përgjatë viale Vittorio Veneto, përpara se të përfundonte përplasjen në një pallat në cep me via Lazzaretto. Viktimat janë identifikuar si Ferdinando Favia, 59 vjeç, tregtar nga Vigevano, dhe Abdou Karim Toure, 56 vjeç, me origjinë nga Senegali. Të dy ishin pasagjerë të mjetit dhe u hodhën jashtë gjatë daljes nga shinat; Toure ndërroi jetë në spital pasi u dërgua në gjendje kritike.

Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në tramvaj dhe në zonën ku ndodhi aksidenti, për të verifikuar dëshminë e drejtuesit 61-vjeçar. Ai ka deklaruar se është ndjerë keq pak para incidentit dhe nuk ka arritur të aktivizojë shkëmbimin e shinave. Dyshohet se mjeti po lëvizte me “shpejtësi jashtëzakonisht të lartë”, duke devijuar majtas nga drejtimi natyral.

Prokurorja Elisa Calanducci, e cila po ndjek çështjen, është në pritje të akteve, përfshirë procesverbalin e shoferit, ndërsa pritet të kryhen autopsitë për dy viktimat dhe një ekspertizë kinematike për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Në spital mbeten ende tre pacientë në gjendje më të rëndë, të klasifikuar si “kode të kuqe”. Dy burra ndodhen në reanimacion, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një grua po mbahet në urgjencë për ekzaminime të mëtejshme. Pjesa tjetër e të plagosurve është lëshuar në shtëpi. Në observim mjekësor ndodhet edhe drejtuesi i tramvajit.

Related Posts

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…

Horoskopi ditor, e diel 1 mars 2026

Dashi E diela do të jetë mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, ku do të ketë përmirësime të ndjeshme në dashuri. Ka shumë gjëra…

Luftë e hapur në Lindjen e Mesme: Shpërthime në Bahrein, Abu Dhabi, Kuvajt dhe Katar

JERUSALEM / DUBAI, 28 SHKURT 2026 – Situata në Lindjen e Mesme ka kaluar në një fazë të pakthyeshme lufte të hapur, pas sulmeve të koordinuara ajrore…

Nga vendi/ G0DlTl nipin me thikë, në pranga gjyshi

Një 71-vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka plagosur me thikë djalin e vëllait të tij. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi P. Z., 71 vjeç,…