Si të përfitohen dy pensione? Drejtuesi i ISSH shpjegon përfitimet për emigrantët shqiptarë

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes për njohjen e pensioneve, janë specifikuar edhe dokumentet që qytetarët shqiptarë në Itali dhe anasjelltas duhet të përgatisin.

Nga dëshmia e punësimit, certifikatat familjare, kodi fiskal, vërtetimi i zyrës së taksave, deklarata e të ardhurave, si dhe dokumentacioni bankar, janë disa nga dokumentet që do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve për të aplikuar në portalin e-Albania.

Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, në një konferencë për mediat shpjegoi procedurat e duhura për çdo individ përfitues.

“Të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kanë mbushur moshën, por që nuk kanë 15 vite punë, duhet të aplikojnë në e-Albania, ku është hapur atje një faqe, ku të aplikojnë, dhe nëse kanë vite pune jashtë vendit, t’i shënojnë aty. Qytetari nuk ka nevojë të vijë në institucion fizikisht, por bën aplikimin e tij online dhe, po kështu, ne veprojmë online: dokumentacionin ia përcjellim palës italiane dhe ata neve. Tani është edhe periudha verore dhe do të kemi shumë shqiptarë që do të vijnë dhe do të aplikojnë për pensionet, ndaj u them që nuk është nevoja që të vijnë këtu fizikisht, por duhet të ndjekin rrugën e aplikimit në Shqipëri apo Itali nëpërmjet faqes zyrtare online, ta bëjnë kërkesën aty ku duhet, sepse e njëjta gjë do t’u kërkohet edhe në Itali. Nuk do të ketë vlerë nëse shkojnë fizikisht, pasi aplikimi duhet bërë vetëm online dhe veprimet, përgjigjet kthehen po nëpërmjet kësaj rruge”, shprehet Hado.

Procesi i shqyrtimit të kërkesës për përfitim në Shqipëri zgjat deri në dy muaj nga data e mbërritjes së kërkesës, përmes shkëmbimit ndërinstitucional. Por si do të veprohet për ata qytetarë të cilët i kanë të plotësuara periudhat e përfitimit të pensionit – 15 vite minimalisht në Shqipëri dhe 20 në Itali – dhe për ata individë të cilët duan t’i bashkojnë ato kur nuk plotësojnë kriteret?

“Nëse një shqiptar ka eksperienca pune në vende të ndryshme me të cilat ne kemi marrëveshje, nuk ka nevojë për bashkim periudhash të një qytetari shqiptar për vitet e punës, nëse ai i ka 15 vite, pra mjafton të ketë këto 15 vite dhe ai është përfitues i saj. Bashkimi funksionon vetëm për efekte proceduriale. Sepse mund të ketë edhe raste kur një shqiptar ka 14 vite punë në Shqipëri dhe 19 vite, p.sh., në Itali. Llogaritja bëhet për Italinë më vete, sepse atje ligji e ka 20 vite dhe te ne e ka 15 vite. Pra, ne llogarisim 14 vitet e Shqipërisë për vendin tonë dhe Italia llogarit 19 vitet sipas ligjeve të saj. Pra, nuk bashkohen vitet andej me këtej, por ndahet pensioni; e merr të ndarë në dy pjesë, thjesht do të bëhet llogaritja sipas viteve atje dhe viteve këtu. Por bashkimi si procedurë është i nevojshëm si veprim ligjor; në këtë rast shërben veprimi për bashkim periudhash, por pensioni llogaritet i ndarë”, shton ai.

Ndërsa për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Itali, Hado shpjegoi se duhet të kryejnë çdo procedurë në këtë shtet: “Nuk është nevoja të aplikojnë te ne, por aplikojnë te IMSI, ata na e sjellin ne dhe ne kryejmë veprimet. Sepse edhe po ta bëjnë te ne, e njëjta gjë do të ndodhë, por për procedurë, nëse shqiptari është në Itali dhe kërkon të dalë në pension në Shqipëri, duhet ta bëjë aplikimin atje, te IMSI italian, dhe ata na e përcjellin ne”.

Për më shumë detaje dhe paqartësi, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përgatitur udhëzuesin, i cili përcakton rregullat e qarta të zbatimit me të gjitha procedurat e aplikimit, kriteret dhe dokumentacionin, sipas të cilave lindin edhe përfitimet konkrete.

Related Posts

Postonte video me vajzën duke e quajtur ‘engjëlli im’, por pas kamerës fshihej një m*kth

Një ngjarje e rëndë dhe shqetësuese po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke tronditur opinionin publik. Një baba është vënë në qendër të akuzave për ab*zim…

Horoskopi ditor, e enjte 3 korrik 2025

DASHI Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do i japin nje tjeter drejtim jetes suaj….

Tr*gjedi! Mbytet trageti me 65 persona në bord, gjenden trupat e katër vi*timave

Një aksident tragjik detar ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Indonezi, ku një traget është përmbysur në rrugën drejt ishullit turistik të Balit, duke lënë të…

Surprizë! Nuk do ta besoni në cilin emision pritet ta shohim Salsano Rapin

Aktori Salsano Rrapi, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Hap Ç’ju” me Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, ku ndau me publikun momente të rëndësishme nga jeta…

Tr*gjike! 10 vjeçari vd*s nga temperaturat e larta

Një vajzë 10-vjeçare nga SHBA humbi jetën dje në oborrin e Pallatit të Versajës në Francë, pasi i ra të fikët për shkak të temperaturave të larta,…

Pas valës se nxehtit po vjen stuhia? Lajda Porja ben paralajmerimin e forte, pas kesaj ore do

“Në fakt valët e të nxehtit janë fenomeni që kanë numrin më të lartë të fataliteteve” E ftuar në emisionin “Wake Up”, Lajda Porja ka bërë një…