I nxehti përvëlues merr 18 jetë në Itali. Qeveria ndalon punën në mesditë

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin.

Shumica e atyre që kanë humbur jetën ishin punonjës që kryenin detyra fizike në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës. Temperaturat ekstreme kanë vënë nën presion të madh edhe spitalet, ku shumica e të shtruarve janë të moshuar që vuajnë nga dehidratimi dhe goditjet e të nxehtit.

Meteorologët paralajmërojnë se këto fenomene nuk janë më të përkohshme, por një realitet i ri i lidhur me ndryshimet klimatike. “Roma dhe Parisi tashmë përjetojnë të njëjtat kushte klimaterike si Tunizia në verë,” thonë ekspertët, duke kërkuar masa të përhershme dhe strukturore për të mbrojtur qytetarët.

Autoritetet italiane kanë nisur zbatimin e masave emergjente për të parandaluar viktima të tjera. Në disa rajone si Roma, Milano, Torino, Veneto dhe të tjera, është ndaluar puna në ambiente të hapura nga ora 12:30 deri në 16:30 në ditët kur shpallet alarmi i kuq për temperaturat.

Megjithatë, kjo masë nuk vlen për sektorin publik, ku vazhdon të mungojë kontrolli dhe ndërgjegjësimi i plotë. Një ngjarje tragjike ndodhi dje në qytetin e Frosinone, ku një punëtor humbi jetën teksa po vendoste fibra optike në rrugë. Ai pësoi një atak kardiak në mes të vapës. Po në të njëjtën zonë, një shofer kamioni humbi ndjenjat dhe u rrëzua pranë pikës së pagesës në autostradë. Edhe ai nuk arriti të mbijetonte.

Temperaturat brenda kabinave të kamionëve janë kthyer në “furrë” për shoferët, ndërsa situata është po aq alarmante edhe në burgje. Shumica e institucioneve nuk kanë ajër të kondicionuar dhe as ventilatorë, duke e bërë të papërballueshme ditën për të burgosurit në qeli të mbipopulluara.

Probleme të mëdha janë shfaqur edhe në sektorin industrial, sidomos në industrinë metalurgjike, ku në disa fabrika temperatura ka kaluar 40 gradë. Më shumë se 20 punëtorë janë larguar nga vendi i punës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Për fat të mirë, parashikimet e motit thonë se nga nesër pritet një rënie e lehtë e temperaturave, por ekspertët paralajmërojnë se valë të ngjashme të të nxehtit do të përsëriten gjatë gjithë verës.

Related Posts

Motrat i kërkojnë pasurinë, vëllai përlotet dhe jep mesazhin që do t’ju rrenqethë

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” ditën e sotme ishin 3 motra të cilat kishin ftuar vëllain e tyre, Roxhensin të cilin i ati e…

Skandali në Qafë Botë/ Doganierët kërkojnë “kafe” për të kaluar kufirin, zbardhen përgjimet

Rreth 14 oficerët e doganave të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës për ryshfet u sollën në zyrën e hetuesit të Igumenicës të dielën në mëngjes….

Këto janë 5 shenjat emocionalisht më të paqëndrueshme të horoskopit

Të gjithë ne i kemi ditët tona të mira dhe të këqija. Por disa nga shenjat e horoskopit këto ndryshime i përjetojnë me shpesh se sa të…

”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

Nisuni për një udhëtim me makinë përgjatë një prej zonave më piktoreske të bregdetit të Shqipërisë, duke iu drejtuar fshatrave në kodra dhe plazheve që mund të…

Pse nuk duhet të bëjmë dush me ujë të ftohtë gjatë valës së të nxehtit?

Shumica e njerëzve mendojnë se një dush i ftohtë do t’i ndihmojë të përballojnë valët gjithnjë e më intensive të të nxehtit, por ekspertët paralajmërojnë se kjo…

Jo vetëm celularë, por dhe femra esk*rtë për Laert Haxhiun në burg. Hetim, kush çoi gjithë bandën e Lushnjës në një sektor

Një raport sekret i botuar dy ditë më parë nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ku tregohej situata e rëndë e menaxhimit të sigurisë në burgun…