Fluturimi që përfundoi në tr*agjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur këtë të shtunë në Austri, ku një aeroplan i vogël, që ishte nisur nga Oberschleissheim pranë Mynihut në Gjermani, është rrëzuar në zonën malore të Pinzgau, pranë kufirit me Tirolin e Veriut.

Sipas raportimeve të para, të katër personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. Zjarrfikësit austriakë njoftojnë se avioni u rrëzua në një terren të vështirë, afër rrugës rurale Gerlosstrasse B165. Zona ishte e mbuluar me pyje dhe zjarri që shpërtheu pas përplasjes e bëri edhe më të vështirë ndërhyrjen.

Flakët janë vënë nën kontroll, por shpresat për të mbijetuar janë shuar. Deri tani nuk është gjetur asnjë person i gjallë mes rrënojave.

Zyrtarët e emergjencës dyshojnë se mjeti ishte një planer i motorizuar, ndërsa hetimet për shkaqet e rrëzimit vijojnë. Autoritetet thonë se avioni humbi kontaktin me sistemet e kontrollit ajror, pasi radari i tij është fikur papritur.

Gazeta gjermane BILD citon burime policore që konfirmojnë se në bord ndodheshin katër persona, por identiteti i tyre nuk është bërë ende publik.

Ngjarja ka tronditur autoritetet vendase dhe hetuesit po punojnë për të zbuluar se çfarë e shkaktoi aksidentin fatal.

Related Posts

Horoskopi ditor, e premte 19 dhjetor 2025

Dashi Dite vendimtare kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do vendosen për ta kështu qe çdo hap duhet hedhur i mirëmenduar….

Cfarë ndodhi? Ledion Lico ‘TR*NDIT’ rrjetin me paralàjmërimin e tij

Moderator i njohur shqiptar, Ledion Liço, ka reaguar për herë të parë pas zhurmës që u krijua në rrjet lidhur me jetën e tij personale dhe të…

MOMENTE TM*RRI, këngëtari i njohur g*ditet nga rryma elektrike gjatë një performance (VIDEO)

Një moment i frikshëm është regjistruar në një bar në Lima të Perusë, ku një këngëtar është goditur nga rryma elektrike gjatë një koncerti live. Mediat e…

Nis hakmarrja politike/ Lajm i Fundit: Berisha merr vendimin DRASTIK ndaj Salianjit

Sali Berisha ka nisur “hakmarrjen politike” pasi ka marrë vendimin drastik duke larguar Ervin Salianjin nga “posti” i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë. Vendimi vjen…

Plas “bòmba” e BBV5: Personazhi që “tmèrron” politikanët futet në shtëpinë më të famshme!

Ilir Vrenozi, personazhi i njohur në rrjetet sociale dhe një nga kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama, të qeverisë, apo edhe të Partisë Demokratike, pritet…

“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- deputeti TR0NDlT me detajet

Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshi në një reagim në rrjetet sociale ka kërkuar largimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pas lajmit se…