Mjeku paralajmëron për rreziqet e verës: Uji i ndotur, ushqimet e prishura dhe infeksionet, çfarë duhet të dinë

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka dhënë një mesazh të qartë për qytetarët në prag të pikut të sezonit turistik. Vera sjell jo vetëm ditë me diell, por edhe rreziqe serioze për shëndetin.

I ftuar në një emision televiziv, ai foli për shtimin e rasteve me infeksione bakteriale dhe virale gjatë muajve të verës.

“Temperaturat e larta dhe lëvizshmëria e shtuar e popullsisë krijojnë kushtet ideale për përhapjen e sëmundjeve infektive,” u shpreh Alimehmeti. Sipas tij, kontakti më i shpeshtë mes njerëzve, qëndrimi i zgjatur në ambiente të hapura dhe përdorimi i ushqimeve apo ujit të kontaminuar, janë faktorë kyç të rritjes së rrezikut.

Një nga burimet më të zakonshme të infeksioneve, sipas mjekut, është uji i ndotur, i cili mund të shkaktojë probleme të rënda gastrointestinale dhe infeksione të lëkurës. “Uji sipërfaqësor që përdoret për larje ose përgatitjen e ushqimeve mund të jetë i kontaminuar. Te fëmijët, shpesh shfaqen infeksione të veshit dhe të lëkurës pas ekspozimit në ambiente të tilla,” paralajmëroi ai.

Alimehmeti shtoi se infeksionet gastrointestinale, të shkaktuara nga ushqimet e prishura ose me yndyrë të lartë, manifestohen shpejt me simptoma si marrje mendsh, të përziera, diarre. Në raste të lehta, trajtimi mund të bëhet në kushte shtëpie, por kur simptomat zgjaten, është e domosdoshme ndërhyrja mjekësore.

Duke folur për fëmijët, mjeku nënvizoi se prindërit duhet të jenë veçanërisht vigjilentë kur shfaqen plagë në fytyrë apo gojë, pasi ato mund të jenë sinjale të infeksioneve serioze që kërkojnë kujdes të menjëhershëm profesional.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…