Skip to content

I dogji makinën fqinjit të tij, arre’stohet burri në Tiranë (VIDEO)

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për qëllime të dobta dogji automjetin e fqinjit të tij.

Policia bën të ditur se identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit u bë në kuadër të operacionit të koduar ‘Blaze’.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Blaze”.

Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 60-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e fqinjit të tij, për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Demir Zyko”, ishte djegur një automjet, organizuan operacionin e koduar “Blaze”, me qëllim zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. Si rezultat i hetimeve, bazuar dhe në pamjet filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi:

S. Gj., 60 vjeç, banues në rrugën “Demir Zyko”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 06.07.2025, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse automjetin e fqinjit të tij, shtetasit R. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Published inTë fundit