Shembja tr agjike në një restorant në Terracina i merr j*tën një 31 vjeçareje

Një 31-vjeçare humbi jetën pas shembjes së çatisë në një restorant të njohur në qytetin italian të Terracinës.

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin bregdetar të Terracinës në Itali, ku çatia e një restoranti shumë të frekuentuar u shemb papritur mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ndodhi në provincën e Latinës, në një zonë të mbushur me klientë vendas dhe turistë të huaj.

Viktima e kësaj tragjedie është Mara Severin, 31 vjeçe, e cila punonte si someliere në restorant. Ajo u nxor e gjallë nga rrënojat, por ndërroi jetë pak më vonë në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Përveç viktimës, rreth 10 persona të tjerë mbetën të plagosur. Tre prej tyre ndodhen ende në spital me prognozë të rezervuar, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet lokale njoftuan se vendi i ngjarjes u izolua menjëherë për të lehtësuar operacionet e shpëtimit.

Dëshmitarët raportuan për dy shembje të njëpasnjëshme, që i dhanë situatës një dimension edhe më dramatik. Sipas hipotezave të para, një ndër shkaqet e mundshme lidhet me motin e keq dhe erërat e forta që kishin përfshirë zonën.

Shërbimet emergjente dhe ekipi i ndihmës së shpejtë reaguan menjëherë, duke kryer kërkime intensive nën rrënoja për të garantuar që nuk kishte të tjerë të bllokuar. Ndërkohë, hetimet janë në vijim për të përcaktuar nëse kanë ekzistuar shkelje të normave të sigurisë në ndërtim apo mirëmbajtje.

Ky incident ka sjellë shqetësim të thellë në opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje nevojën për kontrolle të rrepta mbi standardet e sigurisë në ambientet publike, sidomos në zonat turistike ku fluksi është i lartë gjatë sezonit veror.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…