U shpëtoi je’tën 165 vogëlusheve gjatë përmb*tjeve, 26-vjeçari shpallet “Hero Kombëtar”

Një oficer i Rojës Bregdetare të SHBA-së është shpallur “Hero Kombëtar” pasi arriti të shpëtojë rreth 165 vajza të vogla nga përmbytjet katastrofike që goditën Teksasin gjatë fundjavës së 4 Korrikut.

Scott Ruskan, vetëm 26 vjeç dhe në misionin e tij të parë pas diplomimit në shkollën e shpëtimit në det, mori pjesë në një nga operacionet më dramatike të kohëve të fundit. Ai kishte lënë punën si kontabilist për t’iu bashkuar Rojës Bregdetare, dhe vetëm gjashtë muaj më vonë, u përball me një fatkeqësi të përmasave të mëdha.

Përmbytjet goditën furishëm qendrën e Teksasit, duke shkatërruar kampet rinore përgjatë lumit Guadalupe. Uji u rrit nga 1 metër në afro 10 metra, duke rrezikuar jetën e qindra fëmijëve.

Një prej kampeve më të prekura ishte Camp Mystic, një kamp veror për vajza. Me rrugët dhe urat e bllokuara nga uji, e vetmja mënyrë për të shpëtuar vajzat ishte me helikopter.

Ruskan mbërriti në vendngjarje pas një fluturimi që zgjati mbi 6 orë për shkak të motit të tmerrshëm. Ai ishte i vetmi shpëtimtar në terren, përballë rreth 200 vajzave të frikësuara, të lagura dhe të dëshpëruara. Shumë prej tyre ishin nxjerrë nga dritaret e kabinave dhe vendosur mbi dyshekë për të notuar mbi ujin që rritej me shpejtësi.

Për rreth 3 orë, Ruskan nuk kishte asnjë mjet komunikimi. Por qëndroi me fëmijët, i qetësoi, u mbajti dorën dhe i ndihmoi një nga një të ngjiteshin në helikopterët e Gardës Kombëtare Ajrore të Teksasit.

Ai ndihmoi në shpëtimin e jetëve të 165 vajzave, shumë prej të cilave i mbajti vetë në krahë për të shmangur plagosjet nga shkëmbinjtë apo xhamat e thyer.

Fatkeqësisht, përmbytjet morën jetën e 27 personave në kampin Mystic, përfshirë këtu edhe drejtorin e kampit që po përpiqej të shpëtonte fëmijët. Ndërkohë, 11 persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare e ka shpallur Ruskan një “hero amerikan”, duke vlerësuar trimërinë dhe sakrificën e tij të jashtëzakonshme. Por ai vetë thotë se edhe edukatorët dhe vajzat treguan guxim të rrallë:

“Ata më bënë një shpëtimtar më të mirë,” – tha ai.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…