Mediat e Tel Avivit shkruajnë për kapiten Arben Anamalin: VDlQ duke shpëtuar dy izraelitë që injoruan paralajmërimin e tij

Mediat izraelite i kanë dedikuar një shkrim kapitenit Arben Anamali që humbi jetën në liqenin e Shkodrës teksa ndërhyu të shpëtonte dy turistë izraelitë për shkak të rrymave të forta në liqen më herët gjatë javës.

“The Jerusalem Post” në një artikull të sajin për këtë ngjarje shkruan se Anamali, kapiten i një anije turistike që operon nga qyteti verior i Shkodrës, kishte dalë në liqen me një grup turistësh, përfshirë shtatë shtetas izraelitë

“Dy prej tyre, duke injoruar paralajmërimet e tij për rrymat e forta, u hodhën në ujë dhe shpejt u gjendën në rrezik për t’u mbytur.

Jelekë shpëtimi, përfshirë edhe atë të Anamalit, u hodhën drejt tyre, por pa rezultat.

Në një përpjekje për t’i afruar më pranë varkës, Anamali u hodh vetë në ujë. Ai arriti t’i ndihmonte izraelitët të hipnin përsëri në anije, përpara se të zhdukej nën ujë.

Pas gati 48 orësh kërkime, trupi i Anamalit u gjet.

Besohet se Anamali ka pësuar një arrest kardiak si pasojë e lodhjes së madhe fizike dhe përpjekjes ekstreme pas shpëtimit. Trupi i tij u transferua në spitalin rajonal të Shkodrës për ekzaminime të mëtejshme.

Anamali la pas dy fëmijë.

Sipas Albanian Times, Anamali është nderuar pas vdekjes nga qeveria shqiptare si “Dëshmor i Kombit,” një nga nderimet më të larta në Shqipëri për ata që humbin jetën gjatë akteve të guximshme.

Një ceremoni zyrtare përkujtimore pritet të mbahet ditët në vijim”, thuhet në shkrimin e Jerusalem Post.

Related Posts

Rama sheh krimet mjedisore në Theth, ‘bën një sy qorr’ për shkatërrimin e pyjeve pranë shtëpisë së tij!

Në Farkë, një zonë shumë pranë Surrelit, aty ku jeton vetë kryeministri Edi Rama, po shkatërrohen pyjet për ndërtimin e vilave luksoze. Një banor i është drejtuar…

U nderua nga Qosja, gjendet i paj’etë në një hotel në Shqipëri, ish-ambasadori gjerman

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Ai u gjet i pajetë në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar, disa ditë pas…

VlDE0 ku dh*nohen dy gra për punë tokash nga oligarkët e Prado Luxury Hotel në Himarë

Një qytetare ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania dhe ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka parë me sytë e saj në Himarë. Sipas dëshmitares…

Plazhet publike në Vlorë nuk janë pronë private, ndërhyrje ndaj subjekteve pa licencë

Rreth 500 metra katrorë të uzurpuar në Lungomare iu rikthyen qytetarëve pas ndërhyrjes ndaj një subjekti privat pa leje Një aksion i gjerë është ndërmarrë në vijën…

Festë e ç’mendur për ditëlindjeje e Lamine Yamal

Lamine Yamal, ylli i ri i Barcelonës, po fillon të tregojë shenja se performanca e tij jashtë fushës do t’i sjellë probleme. Së shpejti do të mbushë…

PërIeshje fizike në një lokal në Vlorë, qëIIohet me mjet mprehës në kraharor një person

Vlorë, 12 korrik 2025 – Falë ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave të Policisë së Vlorës, u parandalua përshkallëzimi i një konflikti që mund të kishte pasoja për…