Përfundon ekzaminimi ps*kiatrik: Naim Murseli nuk ka çrreguIIim apo s’mundje mendore

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli.

Në dokumentin që e ka siguruar Nacionale thuhet se Murseli nuk ka ndonjë çrregullim mendor.

Sipas raportit, personi në fjalë nuk ka as sëmundje mendore të karakterit të përkohshëm apo përhershëm.

“Në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet, nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik, e cila do të mund të ndikonte në aftësinë e tij mendore për ta kuptuar rëndësinë e veprës si dhe të kontrollojë veprimet e tij. Kjo është bazuar edhe në sjelljen e tij dhe dinamikën para, gjatë dhe pas veprës, për të cilën akuzohet”, thuhet në raport.

Sipas raportit, Murseli ka qenë plotësisht i përgjegjshëm në momentin e kryerjes së veprës.

“Mund të marrë pjesë në seancën gjyqësore, është i aftë për të mbrojtur veten, të konsultohet me persona të tjerë duke përfshitë mbrojtësit, kupton akuzën dhe është në gjendje të përballet me gjykimin”, është thënë në raport, duke dhënë detaje tjera.

“I qetë në aspektin psikomotor. Bashkëpunues, i përgjigjet thirrjes për bisedë. Kontakti me sy vihet dhe mbahet. Kontakti verbal vihet dhe mbahet pa insistim. Rrjedha e të folurit normale pa ndryshime në të folur. Flet qartë dhe i përshkruan të gjitha ngjarjet në detaje. Nuk mungon spontaniteti”, thuhet më tej në raport.

Në raport jepen edhe detaje tjera, të cilat tregojnë se Murseli është i shendosh mendërisht.

“I preokupuar me situatën në të cilën ndodhet. Mekanizma mbrojtës përdor shmangien, projektimin dhe mohimin. Në të menduar aktualisht nuk konstatohen çrregullime për nga forma apo përmbajta. Nuk konstatohen ndryshime në sferën perceptive. Funksionet kognitive të ruajtura. Fondi i njohurive i përgjigjet nivelit të tij të edukimit. Aktualisht mohon idetë suicidale dhe homicidale. Të gjykuarit e ruajtur, koshient për gjendjen në të cilën ndodhet”, thuhet tutje në dokument.

Related Posts

Horoskopi, renditja e shenjave më me fat të javës nga 22 deri më 28 dhjetor: Krishtlindje me Venusin në Bricjap

Renditja e shenjave më me fat për javën e Krishtlindjeve, nga e hëna 22 deri të dielën 28 dhjetor 2025, është shumë e qartë: nëse kërkoni dashuri…

Policia vr*t burrin që kër’cënonte qytetarët me thikë

Korsika, 20 dhjetor 2025 Ajaccio – Një burrë 26-vjeçar, me origjinë nga Senegal, u qëllua për vdekje nga policia në mes të qytetit Ajaccio, në Korsika, pasi…

“U përballa me një trajtim çnj’erëzor në Akademinë e Sigurisë, më ka lënë me pasoja psik*logjike!”

Një ish-kursant i Akademisë së Sigurisë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke ngritur akuza të forta për atë që ai e përshkruan si trajtim çnjerëzor…

Francezët kërcejnë vallen pogonishte për kolegun e tyre shqiptar

Një moment i veçantë dhe plot emocion ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një emigrant shqiptar që jeton dhe punon në Francë, i cili ka…

Disa muaj më parë i k*puti veshin një 21-vjeçari, Samuel Tahiraj tymos kotelen me h*shash live ne TikTok

Një video shqetësuese ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një 19-vjeçar, i identifikuar nga denoncuesit si Samuel Tahiraj, duke tymosur kotelen me…

Ky shtet ndalon serialet ku burrat e pasur bien në dashuri me vajzat e varfra

Autoritetet në Kinë kanë vendosur të ndalojnë dhe kufizojnë serialet televizive dhe ato online ku paraqiten histori dashurie mes burrave shumë të pasur, si CEO apo miliarderë,…