Delvina zgjohet nga nata e ferrit, heronjtë e saj flenë në rrugë

Delvina është gdhirë sot mes aromës së tymit dhe heshtjes së rëndë që lë pas një natë lufte me flakët. Qyteti i vogël në jug të Shqipërisë, për herë të dytë brenda pak javësh, u gjend përballë një zjarri masiv, që për pak orë mund të kishte shkrumbuar gjithçka.

Era e fortë e përhapte zjarrin me shpejtësi marramendëse, duke e çuar nivelin e rrezikut në maksimum brenda një ore. Autoritetet u detyruan të evakuojnë banesat dhe spitalin, ndërsa banorët shikonin nga larg vatrat që rrethuan qytetin.

Vetëm falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve dhe ndërhyrjes së Ushtrisë, flakët u ndalën në periferi, por vijojnë të jenë aktive. Situata mbetet kritike edhe sot, me ndërhyrje nga ajri dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Pas orësh të tëra në vijën e zjarrit, shumë ushtarë u rrëzuan aty ku lodhja i mposhti mbi tokë, mbi stola, nën hijen e pemëve. Ata paguhen pak, shpesh blejnë vetë uniformat, punojnë pa kushtet e duhura dhe pa mjetet e nevojshme, por çdo herë ndodhen aty ku vendi ka më shumë nevojë.

Nuk presin duartrokitje, nuk kërkojnë tituj, por bëjnë detyrën deri në fund, sepse mbi supe mbajnë nderin e uniformës dhe besën e dhënë.

 

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…