Dëgjova nënën time që po i kërkonte pak kripë komshijes. U habita dhe e qortova:
“A për kripë kemi mbetur ne?! Mos kërko më gjëra nga njerëzit. Më thuaj sa të blej e zbres tani.”
Ajo buzëqeshi dhe më tha me qetësi:
“Mos u nxito, bir. Ne kemi kripë në shtëpi dhe gjithçka tjetër që na duhet. Por ata janë shumë të varfër, dhe shpesh më kërkojnë ndonjë gjë. Prandaj edhe unë u kërkoj ndonjëherë pak kripë. Nuk është se më mungon, por që ata të mos ndihen në borxh. Dua të besojnë se edhe ne kemi nevojë për ta. Vetëm kështu ata e kanë më të lehtë të na kërkojnë atë që u duhet vërtet.”