Ka shkuar në 5 numri i personave që kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Laç.
Fillimisht u raportua për 4 të plagosur, por mësohet se është paraqitur edhe një person tjetër tek Trauma.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Raportohet se një prej tyre ndodhet në sallë të operacionit, në gjendje kritike për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje.