Po planifikonte ta vendoste në një bankomat, B0MBA i shpërt’hєn në duar! Humb jєtën 38-vjeçarja, zbulohet e shkuara e saj

Një grua 38-vjeçare ka humbur jetën pasi një bombë shpërtheu në duart e saj në orët e para të mëngjesit në qytetin e Selanikut.

Nga verifikimi i pamjeve të disa kamerave të dyqaneve të zonës duket se gruaja në fjalë mbante një pajisje shpërthyese në një çantë dhe planifikonte ta vendoste atë në një bankomat.

Pasi e ka lënë pranë ndërtesës së bankës ajo është larguar disa metra , është kthyer përsëri dy herë për të parë se përse bomba nuk po shpërthente dhe hera e dytë ka qenë fatale pasi i ka shpërthyer në duart e saj duke i prerë njërën dorë dhe duke e plagosur rëndë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe i është dhënë ndihma e parë, por gjatë rrugës për në spital ajo ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në një lagje banimi në qendër të Selanikut, përpara një pallati ku në katin përdhes ndodhet një filial banke. Pamjet pas shpërthimit tregojnë një brimë në anën e ndërtesës , dyqanet, muret e pallatit dhe makinat e parkuara aty pranë kanë pësuar dëme nga vala goditëse. Llamarina dhe copa xhamash janë shpërndarë në rrugë dhe trotuar.

Njësitë e mjekësisë ligjore dhe oficerë të antiterrorit kanë kryer për orë të tëra kërkime në vendngjarje.

Burime policore kanë deklaruar se ka filluar një hetim penal pasi 38-vjeçarja kishte qenë e përfshirë në vepra të tjera penale në të kaluarën si pjesëmarrje në grabitje, falsifikim, prostitucion, trafikim lëndësh narkotike dhe posedim armësh.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…