Sot, një punonjës u zu poshtë nga masivi i dheut/ Qytetari denoncon ndotjen nga fabrika e kromit: Janë zhdukur peshqit!

Një qytetar nga Klosi ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një katastrofë mjedisore që po ndodh prej vitesh në fshatin Skënderaj, njësia Suç, bashkia Klos. Ai ka dërguar një video ku shfaqet ndotja masive e përroit të Mastreshit, që sipas tij shkaktohet nga mbetjet e hedhura pa kriter nga fabrika e pasurimit të kromit që operon në zonë.

“Ju lutem e postoni këtë katastrofë mjedisore! Përroi është i mbuluar me mbetje, janë zhdukur peshqit, bretkosat dhe gjithçka që jetonte aty. Unë banoj 2 kilometra larg me vijë ajrore dhe era e rëndë vjen deri tek ne. Asnjë institucion nuk ka marrë masa, fabrika vazhdon punën prej vitesh pa dhënë llogari askujt,” shkruan qytetari.

Por ajo që e bën edhe më të rëndë situatën, është fakti se sot në të njëjtën fabrikë që qytetari ka denoncuar, ka ndodhur një ngjarje tragjike: një masiv minerali kromi është shembur duke zënë poshtë një fadromë dhe drejtuesin e saj, 27-vjeçarin Ardit Beshiri nga Klosi.

Sipas të dhënave paraprake, masivi ishte krijuar nga mbetjet e grumbulluara nga përpunimi i kromit të varfër. Rrëshqitja çau edhe një rezervuar të madh me ujë teknologjik, i krijuar nga mbetjet e fabrikës, duke përfshirë brenda makinën dhe shoferin. Deri në këto momente, Ardit Beshiri nuk është gjetur dhe dyshohet se ndodhet nën rrënojat e kromit apo është tërhequr nga masa ujore.

Fabrika ku ndodhi tragjedia është marrë me qira vetëm pak muaj më parë nga dy shtetas kinezë. Ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet, banorët e zonës kërkojnë që më në fund dikush të japë llogari, jo vetëm për jetën e humbur, por edhe për dëmin afatgjatë që po i shkaktohet mjedisit dhe shëndetit të komunitetit.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…