Përplasja që nisi për një gërvishtje në rrugë – çfarë ndodhi që tr*onditi Laçin me 5 të pl*agosur. Emrat e të pr*angosurve

Dy të rinj në pranga pas përplasjes me armë në Laç – pesë të plagosur, motivi një aksident i vogël rrugor

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Laçit mesditën e 3 majit 2025, ku një konflikt që nisi për një aksident të vogël rrugor përfundoi në përplasje me armë, duke lënë të plagosur pesë persona.

Sipas Policisë së Kurbinit, të arrestuarit janë shtetasit Klevis Ndreca, 28 vjeç, dhe Daniel Gjeloshi, 27 vjeç. Dy të rinjtë dyshohet se janë përfshirë në konfliktin me armë zjarri, gjatë të cilit mbetën të plagosur pesë persona, përfshirë edhe vetë Daniel Gjeloshin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:27, kur pas një përplasjeje të vogël mes dy automjeteve në një rrugë të Laçit, palët kanë debatuar, duke përshkallëzuar konfliktin në dhunë fizike dhe më pas në përdorim të armëve të zjarrit. Hetimet kanë zbuluar se janë përdorur dy armë zjarri të llojit pistoletë dhe një armë e ftohtë, konkretisht një përforcues grushti.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale dy pistoleta të përdorura nga autorët, një përforcues grushti dhe dy automjete që rezultojnë të përfshira në konflikt.

Falë kamerave të sigurisë në zonë dhe veprimeve të shpejta hetimore, Policia ka mundur të zbardhë shpejt dinamikën e ngjarjes dhe të identifikojë autorët. Dy të dyshuarit janë vënë në pranga për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…