Kinematografia në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori elbasanas, Eduart Çala

Elbasani është zgjuar këtë të diel me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej figurave të shquara të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, aktorit dhe regjisorit të njohur Eduart Çala.

Ai u shua në moshën 75-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore për qytetin e tij të lindjes dhe për gjithë artdashësit shqiptarë.

Eduart Çala lindi më 19 shtator 1950 në Elbasan ku kreu edhe arsimin fillor dhe të mesëm në shkollën “Jeronim De Rada”. Edhe pse nuk e pati mundësinë të studiojë për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, ai ndoqi studimet e larta në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” për Gjuhë-Letërsi.

Dashuria për teatrin dhe skenën do të shfaqej që në bankat e shkollës së mesme, kur interpretoi në komedinë “Udha e Zavalinëve”, një pjesë që la gjurmë në jetën e tij artistike.

Në vitin 1971, Çala u bë pjesë e trupës profesioniste të Teatrit “Skampa” në Elbasan ku gjatë dekadave të punës së tij interpretoi në mbi 50 shfaqje teatrore.

Roli i tij në teatër u karakterizua nga një gamë e gjerë interpretimesh, duke kaluar nga rolet kryesore te ato dytësore dhe episodike, gjithmonë me një përkushtim dhe profesionalizëm të veçantë.Përveç teatrit, Eduart Çala kontribuoi edhe në kinematografinë shqiptare.

Ai u angazhua në role dytësore dhe episodike në disa filma artistikë ku spikati me interpretimet e tij të natyrshme dhe të kujdesshme.

Ndër filmat më të njohur ku ai ka marrë pjesë përmenden: “Përtej mureve të gurta” (1979) ku interpretoi rolin e kuestorit italian, “Një natë Nëntori” (1979), “Partizani i vogël Velo” (1980) si komisari, “Pranverë e hidhur” (1985), “Një jetë me shumë” (1986), “Kronikë e atyre viteve” (1986), “Tre veta kapërcejnë malin” (1988), dhe “Ngjyrat e moshës” (1990).

Veprimtaria e tij artistike nuk u kufizua vetëm në aktrim. Eduart Çala dha një kontribut të çmuar edhe si regjisor në Teatrin e Kukullave në Elbasan ku vuri në skenë dhjetëra shfaqje për fëmijë duke ndihmuar në edukimin dhe argëtimin e brezave të rinj.

Ai ishte shpeshherë edhe prezantues në koncerte dhe spektakle të ndryshme, festivale të këngës qytetare dhe për fëmijë, si dhe në aktivitete rinore të qytetit dhe më gjerë.

Për kontributin e tij të palodhur në artin shqiptar, në vitin 1985 Çala u dekorua me medaljen “Naim Frashëri”.

Bashkia e Elbasanit e nderoi me titullin “Mirënjohje e Qytetit”, ndërsa vlerësime të shumta i janë akorduar në Festivalet Kombëtare të Teatrove, të fëmijëve dhe të kukullave.

Eduart Çala ishte pjesë e brezit të artë të aktorëve që dolën nga Elbasani, krahas emrave të tillë si Demir Hyskja, Shpëtim Shemili, Astrit Cerma, Spiro Duni, Ermira Bahiti (Gjata), Tefta Haziraj dhe Veronika Papa.

Me ndarjen e tij nga jeta, skena shqiptare humbet një prej figurave më të përkushtuara, një artist të qetë e punëtor, që jetoi me pasionin për artin dhe dashurinë për publikun.

Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në memorien e qytetit të Elbasanit dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e duartrokitën në skenë.

Related Posts

Aks*dent fataI për shqiptarin në Itali/ Po sillte peshkun për darkë familjarët po e prisnin,ngjarja ndodhi rreth 100…

Një aksident fatal ka ndodhur në Itali për shqiptarin shumë afër shtëpisë së tij. Ai nuk arriti të kthehej në shtëpi, për fatin e keq të tij…

Sëmundja i rrezikon jetën, Laura 27-vjeçare ka nevojë për ndihmë

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë. Laura Avdolli, 27 vjeç, është diagnostikuar me karcinomë hepatike me metastaza pulmonare. Ky është një trajtim shumë i…

Familja donte ta fєjonte me zor, 17-vjeçarja në Divjakë νrєt veten

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Starvec të Divjakës para pak ditësh. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se një 17-vjeçare i…

Punëtori 29-vjeçar prej 24 orësh nën dhe, kërkimet po i bëjnë vetë familjarët

Kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili mbeti i bllokuar nën një masiv dheu në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafën e Burrelit, vazhdojnë ende pa…

PIas sherri në mes të rrugës, deputeti i PD-së G0DET më g’rusht shoferin e kamionit

Një sherr i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Bilisht dhe i përfshirë ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati. Ngjarja ka ndodhur në…

‘Çunat e Dubait’/ Ish-ministri i Drejtësisë: Ja si po dëbohen problematikët nga Emiratet Arabe!

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi është shprehur se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë dhe as me vendet e tjera europiane, por po…