Punëtori 29-vjeçar prej 24 orësh nën dhe, kërkimet po i bëjnë vetë familjarët

Kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili mbeti i bllokuar nën një masiv dheu në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafën e Burrelit, vazhdojnë ende pa rezultat.

Arditin, i cili po punonte me një eskavator, e zuri poshté një rrëshqitje e madhe dheu që e mbuloi bashkë me mjetin me të cilin punonte.

Babai i tij, Nerim Beshiri, ka bërë një apel për ndihmën e autoriteteve shtetërore dhe institucioneve për të siguruar mjetet e nevojshme për kërkime. Sipas tij, vetëm disa ushtarë kanë arritur në vendngjarje, por me mjetet e disponueshme (cizme dhe lopata), kërkimet janë të pamjaftueshme, pasi rrëshqitja ka përmasa shumë të mëdha, deri në 4 km.

““Kanë ardhur 6-7 ushtarë, kane ardhur vetëm me cizme dhe lopata. Nuk bëhet kjo punë kështu, duhen makina të mëdha. Na duhen mjete të specializuara apo edhe qen i përgatitur për zbulime të tilla. Kemi nevojë për ndihmë, institucionet të më ndihmojnë të gjejmë djalin.

Beshiri thotë se janë braktisur nga kompania kineze që ka marrë me qira fabrikën “Nuk janë dukur fare, erdhën dje bënë ca letra dhe askush nuk është sot këtu”, thotë Beshiri.

Përveç shqetësimeve të familjes, ka një reagim të vakët nga kompania kineze që ka marrë me qira fabrikën e kromit. Sipas babait të Arditit, kompania nuk ka ofruar asnjë ndihmë konkrete dhe ka braktisur situatën pas një vizite të shkurtër për të bërë disa formalitete.

Kërkimet vazhdojnë, ndërkohë që familja dhe banorët e zonës po shpresojnë për një zgjidhje të shpejtë dhe një mbështetje më të madhe nga shteti.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…