Kinematografia në zi, ndahet nga jeta krejt papritur aktori dhe regjisori i njohur shqiptar

Elbasani është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të një prej figurave të shquara të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, aktorit dhe regjisorit të njohur Eduart Çala.

Ai u shua në moshën 75-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore për qytetin e tij të lindjes dhe për gjithë artdashësit shqiptarë.

Eduart Çala lindi më 19 shtator 1950 në Elbasan ku kreu edhe arsimin fillor dhe të mesëm në shkollën “Jeronim De Rada”. Edhe pse nuk e pati mundësinë të studiojë për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, ai ndoqi studimet e larta në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” për Gjuhë-Letërsi.

Dashuria për teatrin dhe skenën do të shfaqej që në bankat e shkollës së mesme, kur interpretoi në komedinë “Udha e Zavalinëve”, një pjesë që la gjurmë në jetën e tij artistike.Në vitin 1971, Çala u bë pjesë e trupës profesioniste të Teatrit “Skampa” në Elbasan ku gjatë dekadave të punës së tij interpretoi në mbi 50 shfaqje teatrore.

Roli i tij në teatër u karakterizua nga një gamë e gjerë interpretimesh, duke kaluar nga rolet kryesore te ato dytësore dhe episodike, gjithmonë me një përkushtim dhe profesionalizëm të veçantë.Përveç teatrit, Eduart Çala kontribuoi edhe në kinematografinë shqiptare.

Ai u angazhua në role dytësore dhe episodike në disa filma artistikë ku spikati me interpretimet e tij të natyrshme dhe të kujdesshme. Ndër filmat më të njohur ku ai ka marrë pjesë përmenden: “Përtej mureve të gurta” (1979) ku interpretoi rolin e kuestorit italian, “Një natë Nëntori” (1979), “Partizani i vogël Velo” (1980) si komisari, “Pranverë e hidhur” (1985), “Një jetë me shumë” (1986), “Kronikë e atyre viteve” (1986), “Tre veta kapërcejnë malin” (1988), dhe “Ngjyrat e moshës” (1990).

Veprimtaria e tij artistike nuk u kufizua vetëm në aktrim. Eduart Çala dha një kontribut të çmuar edhe si regjisor në Teatrin e Kukullave në Elbasan ku vuri në skenë dhjetëra shfaqje për fëmijë duke ndihmuar në edukimin dhe argëtimin e brezave të rinj. Ai ishte shpeshherë edhe prezantues në koncerte dhe spektakle të ndryshme, festivale të këngës qytetare dhe për fëmijë, si dhe në aktivitete rinore të qytetit dhe më gjerë.

Për kontributin e tij të palodhur në artin shqiptar, në vitin 1985 Çala u dekorua me medaljen “Naim Frashëri”. Bashkia e Elbasanit e nderoi me titullin “Mirënjohje e Qytetit”, ndërsa vlerësime të shumta i janë akorduar në Festivalet Kombëtare të Teatrove, të fëmijëve dhe të kukullave.

Eduart Çala ishte pjesë e brezit të artë të aktorëve që dolën nga Elbasani, krahas emrave të tillë si Demir Hyskja, Shpëtim Shemili, Astrit Cerma, Spiro Duni, Ermira Bahiti (Gjata), Tefta Haziraj dhe Veronika Papa.

Me ndarjen e tij nga jeta, skena shqiptare humbet një prej figurave më të përkushtuara, një artist të qetë e punëtor, që jetoi me pasionin për artin dhe dashurinë për publikun.

Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në memorien e qytetit të Elbasanit dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e duartrokitën në skenë.

Related Posts

Këmbimi valutor sot/ Sa blihet dhe shitet euro e dollari? Çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, 1 shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë. Euro blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë. Franga zvicerane këmbehet…

Çifti i bardhë padit klinikën pse u lindi fëmijë me ngjyrë

Një çift nga Florida ka ngritur padi ndaj një klinike fertiliteti, duke pretenduar se përmes fertilizimit “in vitro” u ka lindur një fëmijë që nuk është biologjikisht…

Horoskopi ditor, e hënë 2 shkurt 2026

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj sentimentale kështu qe gjithçka do shkoje si e kishit ëndërruar. Lëreni pas krahë edhe ato qe keni…

MIRDITA NË ALARM! Kush është 52-vjeçari që tentoi të “shkrumbonte” bizneset? Emri i njohur me precedentë të tmerrshëm që u prangos pas zjarrvënies!

Një skenar i frikshëm zjarrvënieje është parandaluar nga Policia e Mirditës, duke shpëtuar disa biznese nga shkrumbimi total. Në pranga ka rënë shtetasi Luan Vuka, 52 vjeç,…

Tragjike/ Autobusi me pasagjerë del nga rruga, 8 persona humbin jetën, 26 të tjerë të plagosur

Një autobus pasagjerësh doli nga rruga në provincën Antalya të Turqisë jugore, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Aksidenti ndodhi të…

“Unë isha burrë i martuar, ajo beqare…”/ Miri jep ‘bekimet’ për raportin Selin-Gimbo: Me fuqinë që mori, doli zbuluar…

Në Prime-n e mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 5”, Miri u përball me Kutinë e Pandorës. Si surprizë mori një takim me vajzën e tij,…