Aks*dent në Kroaci, dy të vdєkur e dhjetëra të Iënduar

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 31 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi me targa boshnjake dhe një automjeti në Kroaci, përkatësisht në autostradën A3 mes Popovaçës dhe Krizhit, raportoi të dielën mediumi kroat “Index.hr”.

Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, teksa një hetim në vendngjarje nga Prokurori i Shtetit në Sisak ka nisur për të përcaktuar të gjitha rrethanat e këtij aksidenti.

Ministrja kroate e Shëndetësisë, Irena Hrstiq, teksa ka shprehur ngushëllime për familjet e të vdekurve, ka thënë se në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë.

Ajo ka thënë se asnjë prej të lënduarve nuk është në gjendje kritike, ndonëse kanë marrë lëndime të rënda.

“Sipas informacioneve fillestare, rreth një e treta e të lënduarve kanë lëndime të rënda fizike, kryesisht të natyrës së kockave dhe kyçeve. Midis të lënduarve ka të mitur, dhe mosha mesatare e pasagjerëve është e moshës së mesme. Shumica e viktimave ishin shtetas të Bosnjë-Hercegovinës. Dhjetë ekipe mjekësore emergjente nga disa qarqe u dërguan në terren dhe të lënduarve do t’u ofrohet ndihmë psikologjike, përveç kujdesit mjekësor, nëse është e nevojshme”, ka thënë ajo.

Komandanti i Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut Sisak-Moslavina, Miroslav Golub, ka thënë se shkaku i aksidentit të rëndë ishte një dre që doli me vrap në autostradë.

Related Posts

Horoskopi ditor, e diel 28 dhjetor 2025

Dashi Mos kërkoni ta bëni gjate gjithë kohës xheloz personin qe keni ne krah sepse situata mund te kthehet ne disfavorin tuaj. Mos kërkoni kot probleme. Beqaret…

“Ramës i shkonte edhe në restorant vera 33 mijë euro”, Berisha publikon VIDEON

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi me video se si shishet e shtrenjta të verës shkonin në restorantin ku darkonte Edi Rama. “Edhe në restorant i vinte…

Moti i keq bënë NAMIN! Tre v*ktima nga stuhia, pritet të…

Tre persona kanë humbur jetën në Kaliforni si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që përshfshin Shtetin Amerikan përgjatë Krishtlindjeve. Stuhitë të cilat pritet të vijojnë…

Rrahet br’utaIisht gazetari i njohur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme opinionin publik. Gazetari Elton Tozaj është sulmuar rreth orës 19:30 në autostradën Tiranë–Durrës, në rrethana që ende mbeten…

Fundvit i acartë: Temperatura deri në -9°C në ditët e ndërrimit të viteve

Fundjava e fundit e vitit dhe ditët e ndërrimit të viteve do të karakterizohen nga mot i ftohtë dhe temperatura të ulëta në të gjithë territorin e…

Vd*kja e 27-vjeçarit në Koplik: E zuri korenti teksa po vendoste një reklamë në tarracën e një mobilierie

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur ditën e djeshme në Koplik, ku humbi jetën i riu me iniciale E. K. Ndonëse informacionet paraprake flisnin…