Lajm i kobshëm, ndahet nga jeta krejt papritur aktori dhe regjisori i njohur shqiptar

Elbasani është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të një prej figurave të shquara të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, aktorit dhe regjisorit të njohur Eduart Çala.

Ai u shua në moshën 75-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore për qytetin e tij të lindjes dhe për gjithë artdashësit shqiptarë.

Eduart Çala lindi më 19 shtator 1950 në Elbasan ku kreu edhe arsimin fillor dhe të mesëm në shkollën “Jeronim De Rada”. Edhe pse nuk e pati mundësinë të studiojë për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, ai ndoqi studimet e larta në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” për Gjuhë-Letërsi.

Dashuria për teatrin dhe skenën do të shfaqej që në bankat e shkollës së mesme, kur interpretoi në komedinë “Udha e Zavalinëve”, një pjesë që la gjurmë në jetën e tij artistike.Në vitin 1971, Çala u bë pjesë e trupës profesioniste të Teatrit “Skampa” në Elbasan ku gjatë dekadave të punës së tij interpretoi në mbi 50 shfaqje teatrore.

Roli i tij në teatër u karakterizua nga një gamë e gjerë interpretimesh, duke kaluar nga rolet kryesore te ato dytësore dhe episodike, gjithmonë me një përkushtim dhe profesionalizëm të veçantë.Përveç teatrit, Eduart Çala kontribuoi edhe në kinematografinë shqiptare.

Ai u angazhua në role dytësore dhe episodike në disa filma artistikë ku spikati me interpretimet e tij të natyrshme dhe të kujdesshme. Ndër filmat më të njohur ku ai ka marrë pjesë përmenden: “Përtej mureve të gurta” (1979) ku interpretoi rolin e kuestorit italian, “Një natë Nëntori” (1979), “Partizani i vogël Velo” (1980) si komisari, “Pranverë e hidhur” (1985), “Një jetë me shumë” (1986), “Kronikë e atyre viteve” (1986), “Tre veta kapërcejnë malin” (1988), dhe “Ngjyrat e moshës” (1990).

Veprimtaria e tij artistike nuk u kufizua vetëm në aktrim. Eduart Çala dha një kontribut të çmuar edhe si regjisor në Teatrin e Kukullave në Elbasan ku vuri në skenë dhjetëra shfaqje për fëmijë duke ndihmuar në edukimin dhe argëtimin e brezave të rinj. Ai ishte shpeshherë edhe prezantues në koncerte dhe spektakle të ndryshme, festivale të këngës qytetare dhe për fëmijë, si dhe në aktivitete rinore të qytetit dhe më gjerë.

Për kontributin e tij të palodhur në artin shqiptar, në vitin 1985 Çala u dekorua me medaljen “Naim Frashëri”. Bashkia e Elbasanit e nderoi me titullin “Mirënjohje e Qytetit”, ndërsa vlerësime të shumta i janë akorduar në Festivalet Kombëtare të Teatrove, të fëmijëve dhe të kukullave.

Eduart Çala ishte pjesë e brezit të artë të aktorëve që dolën nga Elbasani, krahas emrave të tillë si Demir Hyskja, Shpëtim Shemili, Astrit Cerma, Spiro Duni, Ermira Bahiti (Gjata), Tefta Haziraj dhe Veronika Papa.

Me ndarjen e tij nga jeta, skena shqiptare humbet një prej figurave më të përkushtuara, një artist të qetë e punëtor, që jetoi me pasionin për artin dhe dashurinë për publikun.

Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në memorien e qytetit të Elbasanit dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e duartrokitën në skenë.

Related Posts

Ngel pa fjalë Eni Cobani! Priste vd*kjen e burrit dhe ngel sht*tzanë me shokun e tij

Një his tori pak e çu ditshme. Imagjinoni një familje të lumtur burrë e grua dhe dy fë mijë. Një ditë burri vizitohet dhe mj.ekët i thonë…

Kishte disa adresa Facebook-u, gruaja i nxjerr ‘bojën’ burrit te Arditi, ja si flet me k**vat

Protagoniste e rubrikës “Ka një mesazh për ty” ishte Julsida. Ajo kishe ftuar bashkëshortin e saj në emision për t’i dhënë një zgjidhje problemeve në martesën e…

Përse burrat tr*dhtojnë? Dash*orja që kënaq burrat e martuar 29 vjeçare bën rrëfimin tro*ditës

Problemi i burrave të martuar është se ata nuk marrin kënaqësinë e dëshiruar gjatë inti mitetit dhe tradhtojnë. Fakti që një grua pranon privatësinë nuk do të…

Horoskopi ditor, e hënë 12 maj 2025

Dashi Jeta ne çift do jete përgjithësisht e mire sot, megjithatë kjo nuk do te thotë qe do mungojnë tërësisht debatet. Ne fakt ato do i japin…

E veshur me vello, nusja voton në ditën e dasmës

Një moment i veçantë është regjistruar ditën e zgjedhjeve parlamentare, sot në qytetin e Elbasanit. Një vajzë e veshur me fustan të bardhë ka zgjedhur të votojë…

Pasi Luan Tollozhina rrᶏhu komisionerin, nipërit i dh*nojnë dhe familjarët

Policia e Pogradecit ka arrestuar përfaqësuesin e Partisë Demokratike në Pogradec, Luan Tollozhina, i cili gjatë paradites së sotme dhunoi komisionerin e qendrës së votimit Enton Gega,…