Skip to content

Humb jetën në aksident 21-vjeçari shqiptar në Greqi

GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Polikarpoi, Pela në Greqi. Bëhet e ditur se nga aksidenti ka humbur jetën një 21-vjeçar me origjinë shqiptare.

Siç raportohet 21-vjeçari, i cili po udhëtonte me mjetin e tij, ka humbur drejtimin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është askidentuar. Gjithashtu ende nuk dihet identiteti i viktimës. Ndërkohë autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

Published inTë fundit