Bashkëshortët kthehen në armiq: Liro garazhin!

Konflikti i radhës në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, zhvillohet mes dy bashkëshortëve, Mirelës dhe Artanit që vijnë nga Italia. Në insertin e saj, Mirela shprehet se burri nuk e njeh punën e saj 20-vjeçare për shtëpinë.

“Për ça janë këta burra sot? Unë jam nëna e shtëpisë, kam punuar 20 vjet në atë shtëpi. Pasuria nuk është vetëm e atyre është edhe e gruas dhe nëna është shtylla e shtëpisë dhe ai duhet të më njohë për punët që kam bërë unë që kam vazhduar deri më sot.”

Kur hyn në studio, Mirela flet e përlotur për akuzat e bashkëshortit.

Mirela: Çfarë kujtojnë që janë këta burra sot moj znj. Eni? Burri po bën një vit që më ka nxjerrë nga shtëpia sepse kemi blerë një pronë me vëllain tim, Festim Agim Alibeaj.

Eni Çobani: E keni marrë ju me vëllain dhe keni përjashtuar burrin?

Mirela: Po. Po, kemi blerë një pronë dhe unë e kam garantuar burrin sepse nuk e imagjinoja kurrë që do të arrinim në këtë pikë ku kemi arritur.

Ndërkohë, sipas fjalëve të Artanit në insert, martesa me Mirelën është fshirë nga jeta e tij.

“Zonja që më ka thirrur sot është e fshirë nga jeta ime, përfundimisht! Do t’ia them edhe sot. Me atë nuk kam asnjë lidhje nga sot e tutje. Këtu mbyllet gjithçka! Kam ardhur vetëm për respekt të këtij televizioni, këtij institucioni këtu.”

Edhe kur hyn në studio, Artani kërkon mos ta shohë me sy bashkëshorten e 30 viteve. Përballja e tyre zbulon se çifti ka arritur deri në pikën sa të ndahen edhe fizikisht sepse prej 1 viti, Mirela jeton në garazh, të cilin Artani i kërkon ta lirojë.

Artan: A është e mundur të mos kem një përballje, nuk dua ta shoh këtë person?

Ardit Gjebrea: Po ti mos e shih…

Mirela: Kë nuk do të shohësh ti? O zotëri, kë nuk do të shohësh ti? Po unë jam gruaja jote, jam nëna e kalamajve të tu!

Artan: Ke qenë gruaja ime, mbaj mend ç’ke qenë me mua!

Mirela: Si nuk jam gruaja jote?! Kush jam atëherë?

Artan: Nuk je askush për mua!

Mirela: Si mund t’i hedhësh poshtë 30 vjet martesë ti?

Artan: A është e mundur mos ta shikoj këtë person?

Eni Çobani: Si mos ta shikosh, po e ke këtu në seancë! Ku qëndron ti sot moj zonjë që thotë ai që nuk dua ta shikoj fare?

Mirela: Unë po bëj një vit që po fle në garazh se më ka nxjerrë nga shtëpia!

Artan: Dhe duhet të lirosh garazhin se duhet të shkojë makina!

Mirela: Më akuzon që unë kam bashkëpunuar me vëllain tim që i kam vjedhur pronën atij, nuk është e vërtetë!

Artan: Liro garazhin! Liro garazhin menjëherë se atje je si mbretëreshë në garazh! Duhet ta lirosh!/tvklan.al

Related Posts

Rrëshqitje dheu dhe gurësh nga mali, bllokohet rruga në Librazhd

Në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali, qarkullimi i automjeteve…

Si po e përjeton bashkëshortja e tij afrimitetin me Selin?/ Mesazhi që humbët, ja çfarë i tha vajza Mirit

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” ka dhuruar një nga momentet më drithëruese të këtij edicioni. Miri, pasi mori guximin të hapte Kutinë e Pandorës,…

Kjo nuk pritej! C’po i ndodh Altin Dumanit

Ditën e sotme bëri bujë lajmi se kreu i SPAK, Klodian Braho, ka kërkuar në KLP shtimin e sigurisë për paraardhësin e tij Altin Dumani dhe disa…

E papritur, ja cfare moti na pret ne Shkurt

Pas një janari relativisht të lagësht, reshjet janë kthyer sërish në pjesën më të madhe të vendit dhe sipas parashikimeve, nuk kanë ndërmend të ndalen edhe për…

I fundit, merret vendimi per Veliajn

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të vazhdojë të mbetet në qeli, pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e tij për të zëvendësuar…

Tek liqeni po ndodh nje fenomen shqetesues per qytetaret!

Një video shqetësues nga zona e Liqenit Artificial të Tiranës po qarkullon në rrjet. Disa qytetarë, gjatë shëtitjes kanë dëgjuar qartë tre të shtëna me çifte, pa…