Shqipëria, e dyta pas Turqisë në Europë, për numrin e lartë të të burgosurve në raport me popullsinë

TIRANË- Në Shqipëri burgjet janë të tej mbushura, në raport me shumicën e Europës. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Shqipëria renditet e katërta në Europë për numrin e të burgosurve për 100 mijë banorë në vitin 2023, me një normë prej 182.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila ishte 111 të burgosur për 100 mijë banorë. Sipas Eurostat në vitin 2023 ishin 5017 të burgosur në Shqipëri. Eurostat e ka bërë llogaritjen me të dhënat e vjetra të popullsisë prej 2.75 milionë banorë. E përllogaritur nga Monitor, sipas të dhënave të Censit 2023, prej 2.42 milionë banorë, raporti i të burgosurve rritet në 207.

Pas rishikimit, Shqipëria renditet e dyta në Europë pas Turqisë (342 të burgosur për 100 mijë banorë), duke lënë pas Poloninë (203), dhe Hungarisë (187).

Vendi ynë është rekord dhe në rajon, i ndjekur nga Serbia (158), Mali i Zi (166), Maqedonia e Veriut (146). Më pak të burgosur në raport me popullsinë ka në Kosovë, me rreth 100 të burgosur për 100 mijë banorë, sipas World Prison Brief.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023, në Bashkimin Europian ishin rreth 499 mijë të burgosur, çka përfaqëson një rritje prej 3.2% krahasuar me vitin pararendës. Kjo përkthehet në 111 të burgosur për çdo 100 mijë banorë, pak më shumë se një vit më parë, kur norma ishte 108.

Në nivel europian, kjo do të thotë se një person ishte në burg për çdo 897 banorë. Megjithëse numri aktual është më i lartë se vitet e fundit, ai mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me vitin 2012, kur në BE kishte mbi 550 mijë të burgosur – niveli më i lartë i regjistruar që nga viti 1993.

Ka dallime të mëdha mes shteteve të BE-së sa i përket normës së të burgosurve për popullsi. Disa vende si Polonia, Hungaria dhe Çekia kanë norma dukshëm më të larta se mesatarja europiane, ndërsa vende të tjera si Finlanda, Holanda dhe Sllovenia raportojnë shifra shumë më të ulëta.

Kështu, Finlanda ka normën më të ulët në Europë me vetëm 53 të burgosur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Holanda me 66 dhe Sllovenia me 68. Këto shifra pasqyrojnë qartë dallimet e thella në politikat penale, ku disa shtete favorizojnë ndëshkimin përmes burgimit, ndërsa të tjera investojnë në forma alternative si masat me kusht, rehabilitimi apo drejtësia rehabilituese.

Struktura demografike e popullsisë së burgosur në BE mbetet relativisht e qëndrueshme. Në vitin 2023, vetëm 5.4% e të rriturve të burgosur ishin gra, një përqindje që ka mbetur thuajse e pandryshuar që nga viti 2016. Megjithatë, ka dallime të ndjeshme midis vendeve për pjesëmarrjen gjinore, ku disa shtete raportojnë përqindje më të larta të grave në burgje, ndërsa të tjera mbeten në nivele minimale.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është përbërja sipas shtetësisë. Në vitin 2023, një në pesë të burgosur në vendet e BE-së ishte shtetas i huaj në vendin ku ndodhej në burg. Përqindja mesatare e të huajve ishte 20.6%, thuajse e njëjtë me atë të vitit të kaluar. Edhe këtu vërehen dallime të mëdha mes vendeve: disa kanë përqindje shumë të larta të të burgosurve të huaj, ndërsa vende të tjera regjistrojnë një pjesëmarrje pothuajse të papërfillshme.

Related Posts

30 vjet pa të atin/ Djali çek kërkon babain shqiptar që nuk e ka takuar kurrë: U takua me nënën time në Gjermani

Roman Kun?ar, është një i ri nga Çekia që ka mbërritur pak ditë më parë në Shqipëri me një mision mjaft të veçantë. Roman, i cili këtë…

“Rama delegon pushtetin real”, gazetari i njohur paralajmëron: Balluku rrezikon të ketë fatin e Veliajt

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv, ka analizuar përbërjen e re të kabinetit qeveritar dhe rolin në rritje të zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas Kokës,…

“Erion Veliaj sot, ‘u varros’ politikisht”/ Mandati 4 qeverisës, reagon analisti: Vetëm Rama mund ta bëjë këtë…

Kryeministri Edi Rama këtë enjte shpalosi prioritetet dhe përgjegjësitë që u kërkon mandati i katërt, duke prezantuar edhe kabinetin e katërt qeverisës. Në një emision televiziv, analisti…

Dikur pjesë e Kembrixh, kush është mjekja radiologe që Rama emëroi si Ministre Shëndetësie

Profesoresha e radiologjisë, Evis Sala, është ministrja e re e Shëndetësisë. Sala do të kthehet nga Italia në Shqipëri, ku me njohuritë dhe eksperiencën e saj, do…

Dreka me verë e peshk në burg, gazetarja: Bëmë gëzuar për lirimin e tij nga qelia…!

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë gazetarja e njohur Anduena Llabani, e cila bëri bujë me deklaratën e saj ku tha se kishte konsumuar një…

Horoskopi i Dashurisë nga Paolo Fox për periudhën 11–17 shtator 2025 për çifte dhe beqarët

Çdo mesjavë, pas zodiakut javor të të Hënës, Paolo Fox sjell dhe horoskopin enkas për dashurinë. Kjo periudhë 11 deri 17 shtator 2025 sjell emocione të forta…