Acari arktik në Europë, meteorologu flet nëse do prekë Shqipërinë

Acari arktik që ka mbërthyer veriun e Europës nuk do ta prekë Shqipërinë. Edhe gjatë kësaj jave, intervale me kthjellime pritet të jenë të pranishme në territorin tonë.

Sinoptikani Hakil Osmani ka shpjeguar për Klan News se pritet të kemi mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtim do të bëjë vetëm dita e martë që parashikohet me reshje të pakta shiu në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë në zonat malore. Megjithatë, kjo do të sjellë një situatë e përkohshme pasi reshjet do ia lënë vendin diellit, të paktën deri ditën e enjte.

“Territori shqiptar, të paktën gjatë kësaj jave, parashikohet që të ketë mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit. Vendi ynë ditën e sotme do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime, kryesisht në zonat perëndimore dhe në zonat jugore, ndërsa në zonat veriore pritet të kemi vranësira të shpeshta.

Vranësirat pritet që të bëhen më të dukshme ditën e martë duke bërë që të kemi prezente momente me reshje të izoluara shiu, kryesisht në veri-perëndim të territorit shqiptar gjatë pjesës së parë të ditës dhe më pas gjatë mesditës dhe pasdites do të kemi vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar duke bërë që të kemi momente të pakta me reshje të izoluara në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqjen e reshjeve të dëborës, por që do të jenë në sasi të pakta.

Mbeten disi prezente gjatë ditës së mërkurë reshjet e pakta dhe të izoluara dhe më pas duke filluar nga pjesa e dytë e ditës së mërkurë dhe në vijim do të kemi përmirësim të kushteve të motit, të paktën deri në ditën e premte, kur sërish ka sinjale të sjellë vranësira të shpeshta, të kemi sërish reshje shiu, kryesisht në Ultësirën Perëndimore dhe në një pjesë të zonës malore ka sinjale të kemi rikthim të reshjeve të dëborës”, tha Osmani.

Për sa u përket temperaturave, do të kemi rritje të tyre graduale duke filluar nga dita e martë dhe në vijim si në orët e para të mëngjesit. Deri ditën e premte, vlerat minimale në qytetet e zonave malore do të ngjiten në 1 apo 2 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore në orët e para të mëngjesit do i kemi nga 4 dhe shumë pranë vlerave 11 gradë Celsius në vijën bregdetare.

Ndërkohë gjatë orëve të mesditës, temperaturat maksimale do të jenë rreth vlerës 18 gradë Celsius deri ditën e enjte. Të premten pritet të kemi një rënie me 2 apo 3 gradë Celsius. Gjatë kësaj jave, do të kemi vlera 3 gradë më të larta sesa periudha në të cilën ndodhemi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…