VlDE0/ I g*diti makinën dhe e shau si rrugaç në mes të Elbasanit, vajza: “Mos e harroni këtë fytyrë!”

Një vajzë nga Elbasani ka denoncuar publikisht një incident të rëndë që i ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të qytetit, ku sipas saj është përballur me një drejtues mjeti ag resiv dhe fyes.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa ajo po përpiqej të futej në korsinë e duhur të rrugës. Sipas dëshmisë së saj, drejtuesi tjetër jo vetëm që nuk i liroi rrugën, por u përplas qëllimisht me pasqyrën e makinës së saj dhe më pas e ofendoi me fjalor rrugaçëror.

“Makina ime ishte thuajse në korsi, por ai insistoi të futej me forcë. Pasi më goditi pasqyrën, nisi të bëjë gjeste fyese dhe të ulërijë fjalë nga më të ndyrat. Kur e paralajmërova që kishte goditur makinën time, reagoi me agresivitet. Arrita të nxjerr telefonin për ta filmuar, por ai u mundua të fshihej. E vetmja gjë që arrita të regjistroj është një gjest i turpshëm prej tij,” shkruan vajza në denoncimin e saj.

Sipas saj, ngjarja është parë nga shumë dëshmitarë që ndodheshin në zonë në atë moment, ndërsa ajo kërkon që rasti të publikohet për të demaskuar sjelljen e këtij drejtuesi dhe për t’i dhënë një mësim për herë tjetër.

“Është turp që në vitin 2025 ende kemi të bëjmë me njerëz të tillë që përçojnë agresion dhe mungesë totale respekti në rrugë. Ky person duhet të mbahet mend dhe të ndëshkohet për sjelljen e tij të ulët,” përfundon ajo.

Mesazhi i plotë i vajzës:
“Përshëndetje JOQ. Jam një vajzë që u përballa me një situatë aspak të këndshme me një mashkull të ulët në rrugët e Elbasanit. Po përpiqesha të futesha në korsinë time, ndërsa ai nuk më la hapësirë dhe, për më tepër, u afrua dhe më goditi pasqyrën e shoferit. Makina ime ndodhej thuajse në korsinë e duhur, por ai insistoi dhe hyri me forcë.

Pavarësisht faktit që më kishte penguar dhe më kishte dëmtuar makinën, filloi të bënte gjeste me duar. I dola paralel për t’i thënë: ‘Ose liroje rrugën, ose kalo, por bëj kujdes se më godite pasqyrën.’ Në atë moment, ai shpërtheu duke më ofenduar me fjalët më të ndyra, si një rrugaç i vërtetë.

Nxora telefonin për ta filmuar, por ai u përpoq të fshihej. E vetmja gjë që arrita të kap në video ishte një gjest i turpshëm. Kjo është një rrugë kryesore, dhe aty kishte plot dëshmitarë që e dëgjuan duke bërtitur dhe sharë.

Ju lutem, publikojeni këtë si formë demaskimi. Le të marrë mësim herën tjetër ky njeri i paturpshëm dhe të ketë kujdes se çfarë sjelljesh shfaq në rrugë. Plërat nuk kanë vend në qytet!”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…