L*FTE NE TIRANE! 45-vjeçari dh*non bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur! Qëllon me kall*shnikov në drejtim të efektivëve gjatë ndërhyrjes në banesë

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Forest”.

Ndërhyrja e Policisë parandalon ngjarje të rënda kriminale në një familje, në fshatin Kus.

Dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur dhe rrezikoi jetën e punonjëve të Policisë pasi qëlloi me armë zjarri kallashnikov në drejtim të tyre, gjatë ndërhyrjes në banesën e tij, vihet në pranga 45-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov me fishek në fole dhe 1 mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një shtetas po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Mbrëmë, rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit “Forest”, shërbimet e Policisë kanë ndëhyrë në banesën e shtetasit L. A., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. A., 45 vjeç.

Gjitashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, që ky shtetas e kishte me vete, si dhe një mjet prerës (thikë), të cilat i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Kaloi valixhen në aeroport, ajo që kapën rrezet X i tm*rruan të gjithë

Të punosh si kontrollues valixhesh në aeroport duket sikur është një punë e lehtë për disa, por në fakt është dhe e komplikuar dhe sidomos kur ke…

Hapet thesi i madh! Rimbursimi për arsimin e fëmijëve? Nga janari 2026, ja prindërit që përfitojnë

Nga viti 2026 për arsimin e fëmijëve, prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do t’u njihen 100 mijë në vit shpenzime…

Tr*gjedi ne vend, ka te vd*kur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Konjat. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit kur një autobus me targa…

Djaloshi i zhd*kur për 10 vite shihet i gjallë mes ujqve

Dhjetë vjet më parë, 7-vjeçari Daniel Reyes u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Pas vitesh kërkimesh, ai u shpall i zhdukur dhe i supozuar i vdekur. Por…

Sk*ndal në sallën e operacionit, mjeku kapet duke kryer marr*dhënie me infermieren gjatë ndërhyrjes

Një rast i rëndë është bërë publik në Britani, ku një mjek anestezist u kap duke kryer marrëdhënie se ksu ale me një infermiere brenda sallës së…

17-vjeçari shqiptar pl*agosi me th*ikë një mësues, dyshohet motiv fetar

Një mësues në një kolegj profesional në qytetin Essen të Gjermanisë është plagosur rëndë nga një nxënës 17-vjeçar me origjinë nga Kosova identifikuar si Erjon S.. Sulmi…