Djali mbante të fshehtë trupin e paj*të të nënës për t’i tërhequr pensionin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Scortichino, në komunën Bondeno të zonës së Ferrarës në Itali, ku është zbuluar trupi i pajetë i një gruaje 90-vjeçare, i mbështjellë me celofan dhe i fshehur në garazhin e banesës së saj.

Zbulimi u bë nga karabinierët, të cilët njoftuan menjëherë Prokurorinë dhe nisën një hetim për fshehje kufome dhe mashtrim ndaj shtetit.

Në qendër të hetimeve ndodhet djali 54-vjeçar i viktimës, i cili ka pranuar se e kishte fshehur trupin e nënës me qëllim që të vazhdonte të përfitonte pensionin e saj.

Autoritetet po shqyrtojnë edhe rolin e një personi të dytë, i cili është gjithashtu nën hetim.

Rezultatet e autopsisë do të jenë thelbësore për të saktësuar shkaqet dhe kohën e vdekjes, e cila dyshohet se ka ndodhur që në muajin janar.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal dhe ka ngritur alarmin për raste të mundshme të abuzimit me skemat e pensioneve. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht këtë rast të rëndë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…