Banka e Shqipërisë vendos kufizime/ Jo më 100% kredi për shtëpi! Ndryshime edhe te këstet mujore të huave

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi në mbledhjen e të mërkurës disa masa kufizuese për kredinë bankare për shtëpi.

Në lek apo euro, sot një qytetar mund të marrë në bankë të gjithë shumën e nevojshme për të blerë shtëpi. Por kjo nuk do të ndodhë më. Banka e Shqipërisë ka vendosur një tavan maksimal për vlerën që bankat mund t’iu japin hua qytetarëve për të blerë një apartament.

“Maksimumi i huas në lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj vlera e kredisë do të jetë 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë. Është më e ulët për të shmangur rrezikun e kursit të këmbimit”, tha guvernatori Sejko.

Ndryshime ka edhe në drejtim të kësteve mujore të kredive që qytetarët do t’i paguajnë bankës për huan e marrë.

“Kësti ndaj të ardhurave si raport do të jetë në nivelin 40% për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj. Ndërsa për shtëpinë e dytë raporti do të jetë kësti i kredisë jo më shumë se 35% e totalit të të ardhurave dhe për kredinë në valutë sa 30% e totalit të të ardhurave”, shtoi Sejko.

Lufta tregtare e tarifave doganore të Trump dhe konflikti Rusi-Ukrainë po rrezikojnë një valë tjetër inflacioni të shoqëruar me ulje të investimeve në ekonomitë globale përfshirë edhe Shqipërinë. Këtë paralajmëron Banka Qendrore që thotë se kjo situatë po rrit pasigurinë nëpër tregje.

“Vazhdimi i tensioneve gjeopolitike dhe pasiguria në lidhje me politikat tregtare dhe ekonomike, mund të ketë implikime të rëndësishme për ekonominë globale në përgjithësi dhe atë evropiane në veçanti. Në veçanti, shkalla dhe intensiteti i materializimit të tarifave dhe barrierave tregtare mund të gjenerojnë goditje me natyrë komplekse oferte dhe kërkese, të cilat mund të kenë një ndikim potencial negativ si në rritjen ekonomike ashtu edhe në inflacion”, u shpreh guvernatori.

Me gjithë inflacionin e kthyer nën objektiv prej kohësh, norma bazë e interesit do të mbesë e pandryshuar në 2.75 për qind edhe për të paktën 1 muaj.

“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve në të ardhmen. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit tonë të inflacionit. Në këtë kontest, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste”.

Teksa u ndal tek profili i rritjes ekonomike, guvernatori Gent Sejko gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, ai tha se ka mbetur i ngjashëm me atë të vitit të shkuar.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…