“Prisni 15 majin”/ Meteorologu Osmani zbulon ‘surprizat’ e motit: Ja çfarë na pret

Java ka nisur me mot të paqëndrueshëm në disa zona të vendit, me prezencë vranësirash dhe reshjesh shiu, veçanërisht në jug të Shqipërisë. Sipas Hakil Osmanit nga MeteoAlb, kjo situatë pritet të vijojë deri në mesjavë, me përmirësim të ndjeshëm në fundjavë.

“Kjo javë parashikohet të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe do të kemi prezente reshjet e shiut. Sot reshjet mbeten të lokalizuara në pjesën jugore, ndërsa në zonat veriore reshjet do të jenë më të pakta. Dita e martë do vijojë nën mbizotërimin e motit të paqëndueshëm, me reshje shiu. Edhe mëngjesi i ditës së mërkurë do jetë me vranësira por do të shënojë një përmirësim.

Nga kjo javë e deri ditën e premte, parashikohet që temperaturat e ajrit të luhaten nga 24-27 gradë Celsius. Në fundjavë, ditën e shtunë do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të jenë 22 gradë Celsius në vijën bregdetare ndërsa në zonat malore, jo më shumë se vlera 15 gradë celsius. Kjo rënie e menjhëhershme krijon mundësi edhe për shfaqje të rebeshit dhe shiut. Ditën e diell do të kemi intervale të gjata me diell, si dhe rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të shënojnë 25 gradë Celsius”, tha Hakil Osmani.

Ai ka shpjeguar në vlera minimale dhe maksimale se si do të jenë temperaturat në vijim edhe sa i përket rajonit.

“Sa i përket rajonit, moti i paqëndrueshëm do të mbizotërojë edhe në Kosovë dhe Mal të Zi, me reshje më të shpeshta dhe në formë rebeshi. Temperaturat maksimale në Kosovë gjatë javës pritet të arrijnë deri në 25 gradë Celsius”, shtoi ai.

Related Posts

Rama hap ‘thesin’ e madh, miliona shtesë për pensionet në 2026-ën, ja sa do marrin

Vendimi i fundit i Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) krijon kushtet për rritje të pensioneve në vitet në vijim. Tavanet e reja buxhetore për…

Fundjava me lek të madh! Paolo Fox sjellë lajmin e madh për këto shenja, e shtuna do ju..

Nga Paolo Fox DASHI – Kjo fundjavë e mesit të shtatorit do t’ju shohë në një fazë dinamike. Marsi i favorshëm do t’ju shtyjë të ndërmerrni veprime…

Ndodh e papritura me Tom Doshin, ja cfare lajmeroi me u*gjence

Seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit të Shqipërisë pasditen e të hënës ka nisur me procedurën e verifikimit të mandateve. Ajo që ra në…

Covid po përhapet në shkolla/ Mjekët ngrenë alarmin: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët, ja simptomat

Asnjë nga nxënësit nuk do të donte të mungonte pasi janë ditët e para të shkollës, por kontakti me njëri-tjetrin në klasë ka bërë që të përhapen…

Jozi i bënë të paprituren e madhe Gjesti, ja cfarë thotë menaxherja e artistëve

Menaxherja e artistëve dhe rekrutuesja e talenteve, Rea Shena, ka qenë ditën e sotme e ftuar në “Live From Tirana”. Ajo ka komentuar rreth lajmeve më të…

Humbi jetën nga shtylla e dëmtuar, PUBLIKOHET VIDEO nga incidenti që i mori jetën 42-vjeçarit në Durrës

Një ditë pas ngjarjes tragjike në lagjen nr. 5 të Durrësit, Top Channel ka siguruar pamjet e momentit kur 43-vjeçari Bardh Kaloshi bie në kontakt me energjinë…