Shndërron autobusin e vjetër në apartament modern

Një 45-vjeçar ka shndërruar një autobus të vjetër londinez në një apartament luksoz me dy dhoma gjumi, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe të mediave britanike.

Dan Atkins nga Sunbury-on-Thames, e nisi projektin përmes organizatës së tij bamirëse që ndihmon njerëzit në nevojë për strehim.

“Më erdhi ideja pasi mësova se një mik i imi po flinte në ndarjen e bagazheve të një autobusi”, është shprehur ai për mediat britanike, duke shtuar se kjo situatë e tronditi dhe e shtyu të vepronte. Autobusi, i prodhuar në vitin 1998, është transformuar plotësisht në një hapësirë banimi funksionale, me standarde të larta dhe dizajn modern.

Sipas “The Independent”, brenda autobusit ndodhen një dhomë gjumi për të rritur, një dhomë për fëmijë me shtretër marinari, një kuzhinë moderne, një banjë elegante dhe një ambient ndenjeje me televizor smart 32 inç dhe banak mëngjesi. I gjithë dizajni është menduar për të ofruar komoditet dhe ngrohtësi, pavarësisht hapësirës së kufizuar.

“Mendoj se është një nga autobusët më të bukur që është rinovuar ndonjëherë”, citohet të ketë thënë Atkins për “Metro”. 45-vjeçari ka theksuar se qëllimi i këtij projekti nuk ishte vetëm krijimi i një shtëpie të pazakontë, por edhe mbledhja e fondeve për të ndihmuar të pastrehët.

“Të gjitha të ardhurat nga shitja do të përdoren për të mbështetur projekte të tjera të organizatës sonë”, ka deklaruar ai.

Autobusi është nxjerrë në shitje për rreth 60 mijë euro dhe interesimi për të është rritur ndjeshëm.

Related Posts

Eskalon situate në ‘Ferma Vip’ Big Mama kërkon të largohet

Gjatë spektaklit ka ndodhur një debat i ashpër mes Big Mamës dhe opinionistit të ‘Ferma Vip’ Kastro Zizo. Arsyeja e këtij debate ishte pasi Big Mama gjatë…

“Prisni 15 majin”/ Meteorologu Osmani zbulon ‘surprizat’ e motit: Ja çfarë na pret

Java ka nisur me mot të paqëndrueshëm në disa zona të vendit, me prezencë vranësirash dhe reshjesh shiu, veçanërisht në jug të Shqipërisë. Sipas Hakil Osmanit nga…

Doktori sheh një rreth të bardhë rreth kokës së foshnjës në eko dhe shtanget, por nëna e kupton të VËRTETËN kur lind

Çdo nënë e re pret me padurim për ditën kur do të shoh për herë të parë në ultratinguj fëmijën e saj. Infermierja tregon pjeset ne ekran…

Na paskan mashtruar?? Redon Makashi zbulon arsyen e vertete te ndarjes se Mires me Shpetim Saracin

Kengetari Redon Makashi i pyetur në lidhje se si këngëtarja e mirënjohur Mira Konci u bë pjesë e grupit të çunave të atyre viteve, u përgjigj: “Ti…

4 vite i “zhd*kur nga Shqiperia”, Renato Mekolli al*rmon ndjekësit me cfare i ka ndodhur (Foto)

Dikur ishte ndër personat më të komentuar. Veçanërisht në tre sezonet e formatit “Hell’s Kitchen”, shef Renato Mekollin mund ta shihje kudo. Në ekran, në Youtube, në…

Pasi u nda nga burri, nëna nga Elbasani gjen të dashur/ Por do perloteni se cfare i bejne femijet

Sheldona dhe Eriksoni erdhen në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “ për të dhënë një mesazh për nënën e tyre, Irmën, pasi ajo do të…