PAMJET/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt transformimit si një ndër më të bukurit e Europës

Aeroporti Ndërkombëtar të Tiranës, i cili është sot më i madhi në rajon për numër pasagjerësh, po transformohet edhe në një ndër më të bukurit e Europës, falë projektit inovativ të arkitektit të famshëm italian, Marco Casamonti.

Një shesh i madh e i bukur këmbësorësh në hyrje-daljen e aeroportit, së bashku me një parkim të ri nëntokësor për mbi 1000 automjete, do të jenë në dispozicion të udhëtarëve e turistëve, të cilët e kanë bërë aeroportin tonë, kampionin e rajonit, me rritjen më të lartë mes aeroporteve të Europës, në vitet pas pandemisë.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në aeroport ku u njoh nga arkitekti italian Marco Casamonti me punën e realizuar deri më tani.

“Ky është vetëm fillimi dhe do të zgjatohet për 500 metra deri tek kulla. Do të eleminojmë të gjitha parkingjet këtu pas dhe do të shkojë edhe 500 metra më tej me këtë mbulim. Tani do të na duhet të përfundojmë me xhamat dhe ndriçimin. Të kam dërguar dhe një video dhe gjatë natës ndriçohet e gjitha.

Do të përdorim këtë (fasada e jashtme) për të shkruar dhe për të treguar pamje nga Tirana. Tani mungojnë vetëm xhamat e kuq dhe ky shesh do të jetë flamuri i kuq shqiptar me një gjatësi gjysmë kilometri, me granit e mermer , e madhe, me një shqiponjë që lëviz.” – shpjegoi ai teksa dha detaje mbi parkingun e madh nëntokësor.

“Poshtë ka dy kate parking me një gjatësi thuajse 1 km dhe hyn direkt në terminal. Parkon brenda dhe shkon direkt në terminal. Parkimi ka 1000 vende. Të gjitha makinat do të shkojnë poshtë dhe këtu do jetë vetëm pedonale.” – u shpreh ai.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…