Ekz*kutohet 19-vjeçari shqiptar në Francë, miku i tij për JOQ: U qëIIua me sh*tgun në kokë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku viktimë dyshohet të ketë mbetur një 19-vjeçar shqiptar, i cili sipas dëshmive të një miku të tij, është qëlluar me armë zjarri në kokë nga një organizatë kriminale.

Lajmi është publikuar edhe në mediat franceze, të cilat raportojnë për gjetjen e trupit të një të riu në një lagje problematike të njohur si “La Conte” në qytetin Carcassonne. Trupi u zbulua të enjten më 8 maj, në rrugën Diderot, dhe autoritetet kanë hapur një hetim për v rasje.

Deri më tani, mediat vendase nuk kanë zbuluar identitetin dhe moshën e viktimës, por një shqiptar që jeton në Francë ka kontaktuar ekskluzivisht redaksinë e JOQ Albania dhe ka ndarë detaje tronditëse për viktimën. Sipas tij, bëhet fjalë për një të ri shqiptar nga Laçi, me emrin Orgito H, i cili është qëlluar në kokë me armë zjarri të tipit shotgun.

“U vra nga një organizatë kriminale. Ishte vetëm 19 vjeç, shoku ynë këtu në Francë. Është qëlluar në kokë me shotgun. Familja e tij po përpiqet të sjellë trupin në Shqipëri”, thotë për JOQ Albania miku i viktimës.

Ndërkohë, autoritetet franceze kanë urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të identifikuar zyrtarisht viktimën. Hetimet janë duke u zhvilluar nga policia gjyqësore e Perpignan.

Miku i të ndjerit i bën thirrje komunitetit shqiptar që të ndihmojë familjen e viktimës për mbulimin e shpenzimeve për transportimin e trupit drejt Shqipërisë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…