Nuk jua ka fajin Shqipëria, por jemi ne shqiptarët që ua fusim njëri-tjetrit dhe të shesim për interes

Nga Anisa Bega

Mirë se erdhe në vendin tonë të bukur, Shqipërinë ku të gjithë ankohen, qajnë, ulërasin, ia fusin njëri-tjetrit duke i qeshur në fytyrë, viktimizohen për gjërat më të vogla, etj. Tema më e përfolur është:

Të largohemi nga Shqipëria, se këtu nuk jetohet! Edhe në hënë po vajtët, nëse keni këtë frymë armiqësore me njëri-tjetrin, sërish do ankoheni dhe do tentoni të largoheni. Pra fajin nuk na e ka Shqipëria, por njerëzit që sa gjejnë momentin i bëjnë gropën njëri-tjetrit dhe ju shesin te dikush vetëm për interes.

Mendoj se jemi ndër vendet më të bukura, si për bukuritë natyrore, klimën, vendndodhjen gjeografike ku edhe të huajt na lakmojnë për këtë gjë. Por na çalon te gjëja më kryesore: te njerëzit.

Disa thonë që gjendja e rënduar ekonomike na bën të jemi kokëulur dhe mos të këmbëngulim te vlera tona, ndërsa unë mendoj se ky nuk është fare një justifikim. Të keqen e kemi brenda nesh,

sepse ne duam të dimë gjithçka për tjetrin, sa paguhet, me kë jeton, ku shkon, sa pasuri ka, etj. Mos të flasim për pjesën ku shesim pordhë pa limit, pra kaq të varfër edhe shpirtërisht jemi saqë jetojmë vetëm për të tjerët. Për çdo gjë që tregojmë, theksojmë çmimin sa e kemi blerë ose na e kanë bërë dhuratë, ndërkohë që askujt nuk ia ndjen hiç.

A ka fatkeqësi më të madhe, sesa të jetosh me frikën se çfarë mendojnë të tjerët për ty dhe ta bësh sterrë realitetin ku jeton?! Nuk mbaron me kaq, ne edhe në vendin e punës, duam të spiunojmë te shefi, që të na marrë me sy më të mirë, t’ia çojmë kafen te zyra dhe t’i bëjmë lajka se me këtë rast mund ta kemi punën më të sigurt, ndërsa ata që flasin hapur dhe bëjnë punën e tyre shihen si “problematikët”.

Ne nuk ndihemi mirë kur tjetrit i ecën mbarë dhe analizojmë me detaje, si ia arriti të jetë kaq mirë, në vend që të shohim punën tonë dhe të përpiqemi të përmirësojmë veten tonë. Kemi shumë ligësi brenda nesh dhe nuk duam të kemi një jetë tonën, nuk ka zë gjumi pa i bërë llogaritë tjetrit dhe nuk humbasim asnjë rast pa e bërë tjetrin të ndihet keq, duke e prekur te diçka që e ka pikë të dobët. Nëse dikush të bën një nder, ke frikë se pas kësaj fshihet ndonjë interes që do ketë prej teje. Mos të flasim për korrektesën në marrëdhëniet sidomos në punë,

ku nuk kanë respekt fare për kohën e tjetrit, ti i dërgon një mesazh, ndërsa përgjigja ose të vjen shumë vonë, ose nuk të vjen fare. Nuk e kemi sensin e bashkëpunimit, por kush tregon se ka më shumë pushtet!

Ne ankohemi për çdo gjë rreth nesh dhe kemi frikë të përballemi vetë me realitetin. Le ta fillojmë me gjetjen e problemeve te vetja jonë, e më pas të mendojmë të shajmë realitetin ku jetojmë. Askush nuk jua ul kokën, pa dëshirën tuaj. Nuk na e ka fajin vendi, por vetja jonë! Unë e dua Shqipërinë time dhe vendet kudo ku ka shqiptarë, bashkë me zakonet dhe traditat tona!

Related Posts

Urgj*nte! Nga 1 nëntori, makinat me targa të huaja mund të qëndrojnë vetëm…

Policia e Kosovës për rajonin e veriut ka njoftuar se, nga 1 nëntori, pronarët e automjeteve me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në…

Nga pensionet te pronat, vendimmarrjet e para të qeverisë “Rama 4”! Lajm i bujshem nga 1 janari

Me marrjen e detyrës për mandat të katërt, qeveria “Rama 4” ka vënë në plan të parë një sërë vendimesh që synojnë të adresojnë sfidat kryesore sociale…

Horoskopi ditor, e diel 14 shtator 2025

Dashi Do kujdeseni mjaft sot për jetën tuaj ne çift dhe nuk do lini askënd t’ua prishe planet qe keni bere. Mbrëmja do jete mjaft emocionuese. Beqaret…

Aksidenti tragjik i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar, arrestohet shoferi i audit të vjedhur, po ecte me 150 km/orë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bologna të Italisë, ku një 18-vjeçar shqiptar, Valjero Maksuti, humbi jetën, ndërsa shoku i tij 19-vjeçar mbeti i plagosur dhe është…

Marina dhe Getoari krizë në martesë? Detajet që ngjallën dyshimet, ç’po ndodh mes çiftit

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, dy emra të njohur në “showbiz”-in shqiptar, janë bërë objekt diskutimi për shkak të një situate që ka ngjallur kuriozitet te ndjekësit…

Ja si është gjëndja e djalit të vogël me Le*uçemi , Lajme te mira nga Spitali !

Një rreze drite ka mbërritur për familjen Dhimaku, e cila pak javë më parë u përball me humbjen e dy vajzave të saj në një aksident tragjik…